Lifestyle
Vajza,provoni njëherë këto metoda dhe ai do t’ju ndjekë këmba këmbës
10 Qershor, 2022 | 11:43 am

E keni parasysh kur na pëlqen shumë një mashkull dhe duam ta kemi vetëm për vete?
Në kokën tonë e dimë se nuk jemi të vetmet,por si ne ka edhe të tjera që janë vënë pas të njëjtit mashkull.
Këtu fillon edhe ‘konkurenca e heshtur’ se kush do triumfojë në sytë dhe zemrën e tij.
Sot ju paraqesim disa mënyra si ta bëni atë që t’iu ndjekë dhe jo ju atë:
1-Luaj për të fituar
Meshkujt duan vajzat që luajnë shumë për tu fituar.
Pra, çdo mashkull do të hiqte dorë nga një vajzë që heq pantallonat pas gotës së parë të verës,prandaj çoje tek burimi por lëre të presë gjatë derisa ti japësh ujë.
2-Bëj një jetë që atë ta bëjë xheloz
Goca, kjo është aq e thjeshtë sa të marrësh frymë.
Nëse një mashkull sheh që ju jeni të kënaqura me jetën tuaj, ai do të dëshirojë të jetë pjesë e saj.
3-Rri beqare
Kur një mashkull të sheh që je vetëm duke qënë e bukur, e zellshme, e zgjuar dhe argëtuese, do ta bëjë atë të mendojë dy herë për këtë dhe ai do të dëshirojë të të ketë ty.
4-Standarte të larta
Rrisni standardet tuaja për të tërhequr vëmendjen e një mashkulli.
Asnjë mashkull nuk do të ndjekë një vajzë që është e lehtë për tu marrë dhe e cila do të pranojë kushtet e një marrëdhënieje menjëherë.
5-Respekti për veten
Nëse doni që ai t’ju ndjekë, sigurohuni që të keni pak respekt për veten dhe se e vendosni veten në vend të parë.
Nuk ka asgjë më të bukur se një femër me vetë-respekt.