Lifestyle
UNUM Festival, destinacioni i argëtimit
27 Maj, 2022 | 7:13 pm
Për të tretën herë, Rana e Hedhun në Shëngjin do të elektrizohet nga tingujt e DJ-ve më në zë të momentit, të njohur ndërkombëtarisht. Ngjarja më e madhe muzikore, UNUM Festival ben bashkë 6 ditë të jashtëzakonshme adhuruesit e muzikës elektronike.
Sezoni turistik i këtij viti u hap me konferencën për shtyp të organizatorëve të festivalit, së bashku me prezencën e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, dhe kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu.
Përpos tingujve dhe eksperiencës mahnitëse, UNUM Festival ka ndikuar pozitivisht edhe në aspektin e turizmit vendas dhe këtë e konfirmon kryetari i bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, i cili thekson se ky event shërben si një promovim për Shqipërinë, si dhe sjell përfitime edhe për zonën e Shëngjinit dhe Lezhës.
Gjithashtu, edhe znj. Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit, shpreh falenderimet e saj dhe është mirënjohëse që UNUM Festival mbahet në vendin tonë dhe që përpos argëtimit, përkujdeset edhe për mjedisin, pasi gjatë ditës së djeshme u zhvillua një aksion pastrimi i plazhit te Rana e Hedhun. Dëshira dhe vullneti për të qenë miqësorë me mjedisin, është një prej parimeve kryesore të këtij eventi.
UNUM Festival është i vetmi festival i cili përveç muzikës fantastike elektronike, promovon riciklimin, mospërdorimin e plastikës, si dhe ka rregulla strikte për menaxhimin e mbetjeve.
Edhe këtë vit, UNUM Festival ka mbështetjen e ONE Telecommunications, kompanisë së telekomunikacionit e cila gjithmonë suporton të tilla evente fantastike, duke sjellë argëtim, por edhe duke ndërgjegjësuar të gjithë për impaktin tonë në mjedis. Një prej vlerave kryesore të ONE është edhe promovimi i mrekullive të Shqipërisë dhe këtë e dëshmon më së miri edhe fushata “Unë jam One”.
UNUM Festival do të mbahet në datat 1-6 qershor dhe biletat mund t’i gjeni në: https://unumfestival.com/.