Lifestyle
U rrit pa televizor, telefonin e parë 13 vjeç, pa media sociale, kompjuter vetëm për detyra shtëpie:
29 Shtator, 2023 | 12:33 pm

Ky është Mateo.
Ai ka lindur në Spanjë, tani jeton në Romë.
Ai kurrë nuk ka pasur televizor në shtëpi. Telefonin e parë e mori në 13, pa rrjete sociale, e përdor vetëm për t’u shkruar miqve.
Kompjuteri përdoret për të bërë detyrat e shtëpisë, për të luajtur shah dhe për të parë futboll.
Mateo mund të qëndrojë në pajisjet elektronike për një kohë të kufizuar.
Prindërit e tij preferojnë që ai të ketë shumë përvoja, të lexojë dhe të zhvillojë interesat e tij në vend që të kalojë kohë të mbërthyer në një ekran.
Ata nuk duan që ai të bëhet i varur prej tyre.
Në fillim Mateo ndihej pak më ndryshe, por tani që është 14 vjeç i falenderon.
Ai nuk ka nevojë të shikojë telefonin e tij çdo dy minuta si miqtë e tij.
Ai lexon, bën punë dore, luan futboll dhe shah. Atij i pëlqen të kalojë kohë me familjen e tij.
Nuk ka turp të dalë me mamin dhe babin.
Ai u është mirënjohës, sepse i mësuan bukurinë dhe vlerën e të qenit bashkë.