Kryefjala Logo

Truproja e Princeshës Diana thotë se ajo po planifikonte të njëjtën lëvizje të madhe si Princi Harry para ikjes së saj

11 Shtator, 2022 | 1:33 pm

Një libër i ri i shkruar nga truproja e Princeshës së ndjerë Diana detajon ditët e saj të fundit dhe një zbulim sekret për atë që ajo planifikoi për të ardhmen.

Libri i quajtur “Mbrojtja e Dianës: Historia e një truproje”, u shkrua nga Lee Sansum dhe u publikua më 30 gusht.
Sansum ishte një ish-truproje i punësuar në një nga ekskursionet e fundit të princeshës në verën e vitit 1997 në Saint Tropez, Francë, ku ajo ndoqi së bashku me të dashurin e saj, Dodi Fayed, dhe dy fëmijët, William, i cili ishte 15 vjeç në atë kohë dhe Harry i cili ishte 12 vjeç.

Ish-truproja e Princeshës Diana pretendon se ajo po planifikonte të transferohej në SHBA.
“Koha ime me princeshën, ishte vetëm një periudhë e shkurtër në jetën time, por pati një ndikim më të madh në jetën time përgjithmonë,” tha Sansum në një intervistë për Us Weekly. “Unë mendoj se për shkak të 25-vjetorit të largimit së saj që vjen së shpejti, njerëzit janë thjesht të interesuar për princeshën në të gjithë botën.”
Në një nga ato biseda, Diana i tregoi Sansumit se kishte plane për t’u transferuar në SHBA, “Ajo më tha se i pëlqenin njerëzit në Shtetet e Bashkuara,” “Asaj i pëlqente mënyra se si trajtohej atje, i pëlqente mënyra se si e trajtoi shtypi.”

Ai shtoi se Diana kishte ndërmend të qëndronte në Shtetet e Bashkuara sapo të shpërngulej dhe të mos kthehej në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo ishte e mërzitur nga trajtimi i mediave britanike.

“Mund të them se ajo po bëhej nevrike”, ka shkruar Sansum në librin e tij për Dianën duke u fotografuar nga paparacët gjatë udhëtimit të tyre.
“Papritur ajo na njoftoi: “Po, unë po shkoj atje tani për t’u thënë atyre se do të shkoj në Amerikë përgjithmonë”.

Natyrisht, ne e dimë që, fatkeqësisht, princesha nuk bëri kurrë lëvizjen në Shtetet e Bashkuara.
Ajo u ndërroi jetë së bashku me Fayed dhe shoferin e tyre, më 31 gusht 1997, teksa po iknin nga paparacët.

Planet e Dianës për t’u transferuar në SHBA janë paralele me ato të djalit të saj, Princit Harry, i cili u transferua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020 me gruan e tij, Meghan Markle.
Ashtu si nëna e tij, Harry dëshironte të çlirohej nga mediat britanike, duke pretenduar se po “shkatërronte” shëndetin e tij mendor dhe ai u përball me presion të padurueshëm mbretëror.

Burimi:YourTango

Të ngjashme