Lifestyle
Trupa të palestruar apo me pak bark?Kë duan femrat sipas studimeve?
5 Qershor, 2021 | 8:34 am
Për të gjithë ata meshkuj aty jashtë që nuk mbajnë mend herën e fundit që kanë ngritur një peshë, a janë peshuar e kanë qenë të kënaqur me peshën e tyre, kemi një lajm që do ju gëzojë pa masë ! Përpara meshkujve të fiksuar pas palestrës dhe që i kanë muskujt lehtësisht të dukshëm edhe përtej këmishës, femrat parapëlqejnë që partneri i tyre të ketë një trup normal e nëse do ishte disa kilogramë mbi peshë nuk do përbënte fare problem.
Presioni i të paturit një trup perfekt nuk përjashton meshkujt, por ndoshta ky lajm do i lehtësojë ata.
Pra, rrëmbeni ato birra dhe festoni, sepse sipas një studimi të “Planet Fitness”, gjithmonë e më shumë gra po e konsiderojnë seksi trupin e ashtuquajtur “dad bod” ! (trupi i një babai)
Gratë – 61 për qind për të qenë të saktë – bien dakord, se ato e gjejnë këtë fizik mashkullor më shumë “seksual”.
Edhe meshkujt janë më të lumtur me trupin e tyre dhe kanë pranuar se të paturit një “dad bod” i ka bërë ata më të qetë dhe kanë përmirësuar jetën e tyre në një farë mënyre.
47 për qind thanë se ky pranim i ka bërë ata më pak të shqetësuar për pamjen e tyre, gjë që aprovohet edhe nga gratë, 4 nga 5 të cilat, besojnë se është një shenjë e një njeriu “i cili ka besim në lëkurën e tij”
Megjithatë është për të ardhur keq që ende një studim i ngjashëm sjell të tilla përfundime edhe për gratë. Shpesh herë shoqëria ka pritshmëri përtej normale, gati ekstreme kur bëhet fjala për gratë!