Lifestyle
Trendi i pushimeve të shqiptarëve për 2022: Kroçierat
26 Maj, 2022 | 11:25 pm
Keni menduar ndonjëherë t’i kaloni pushimet në një kroçierë? Por çfarë do të thotë të bësh një kroçerë? Një kroçierë është para së gjithash një pushim brenda pushimeve, ku destinacioni i parë që zgjidhni do të jetë anija dhe më pas itinerari që dëshironi të vizitoni. A keni menduar ndonjëherë të vizitoni 3,4, 5 ose më shumë destinacione në të njëjtin udhëtim? Nëse po, përgjigja e vetme që mund të gjeni është një kroçierë.
Në të vërtetë, vetëm me anë të kroçerës mund të shihni për shembull shtatë ishuj të ndryshëm të Karaibeve në vetëm shtatë ditë, vetëm me një kroçerë mund të hyni në fjordet norvegjeze dhe në të njëjtën kohë të jeni ulur të qetë në karrigen e ballkonit të kabinës suaj, të admironi peisazhe që nga toka nuk do ishin të dukshme, ose të niseni me kroçierë nga Venecia e pastaj të vazhdoni lundrimin në Adriatik dhe të mbërrini në ishujt grekë pa e kuptuar fare.
Pushimet me kroçierë në Shqipëri nuk janë ende aq të njohura dhe pak shqiptarë e kanë provuar se si është, por ky lloj pushimi është ndoshta pushimi më interesant, argëtues dhe unik për çdo moshë. Bota e kroçierave është në progres dhe rritje të vazhdueshme, për shkak të kërkesës së lartë të publikut për të jetuar e provuar të paktën njëherë në jetë këtë lloj eksperience. Statistikat kanë treguar se 90% e kroçieristëve kanë qenë më të kënaqur me këtë lloj pushimi se çdo përvojë e mëparshme. 70% e tyre kanë zgjedhur sërish kroçierën per pushimet e tyre të radhës.
Agjencia e parë shqiptare e specializuar dhe dedikuar pushimeve me kroçiera në Shqipëri është Krociere.al, e cila synon të jetë operatori numër 1 në këtë sektor.
Krociere.al lindi nga një projekt i specialistëve të botës së turizmit të cilët prej më shumë se 20 vitesh operojnë në kompani të ndryshme të kësaj industrie si dhe tregje të ndryshme si Italia, Hungaria, Malta, Kroacia dhe Spanja. Duke pasur agjentë udhëtimi që janë ekspertë të pushimeve në kroçierë, përdoruesit e website të Krociere.al mund të zgjedhin kroçierën e tyre në mënyrë komode nga një tablet/smartphone, ose të kontaktojnë personalisht me agjentët në zyrat e tyre këtu në Tiranë.
Krociere.al është agjensia e parë dhe e vetme në Shqipëri me ekskluzivitet shitjen e kroçierave të kompanive kryesore si MSC Crociere, Costa Crociere, Royal Caribbean, Norwegian Cruise Line dhe shumë të tjera.
Për ne shqiptarët, ato kompani që ofrojnë nisjet më komode, në portet më të afërta të shteteve fqinje si Athina, Stambolli, Bari, Roma e Genova, janë kompanitë italiane MSC Crociere dhe Costa Crociere.
Po ashtu për faktin që lloji mesdhetar i pushimeve që ato ofrojnë, u përshtatet më mirë se të tjerat kërkesave të pushuesve shqiptarë si kuzhina mesdhetare, muzika mesdhetare apo aktivitetet argëtuese. Norwegian Cruise Line dhe Royal Caribbean gjithashtu janë të njohura në tregun ballkanas për llojin amerikan të pushimeve që ofrojnë. Të gjitha këto kompani ofrojnë në bord shërbim në gjuhën angleze dhe italiane, cilado që është më komode për ju.
Por cilat janë destinacionet më të kërkuara të kroçerave dhe sa kushton një udhëtim me kroçerë?
Anijet e kroçerave janë mënyra më e mirë për të eksploruar një destinacion sepse nuk ka një mënyrë më të thjeshtë për të parë botën. Nëse pushimet e tua ideale janë në një plazh në Karaibe ose eksplorimi i kryeqendrave europiane ose të Mesdheut, duke shijuar kuzhina të ndryshme çdo ditë, e pse jo udhëtim rreth botës, për çdo destinacion ka një kroçerë për ty. Destinacionet më të kërkuara të kroçierave janë Spanja dhe Ishujt Balearë, Ishujt Grekë, Fjordet dhe Deti Baltik, Karaibet dhe Emiratet. Disa nga itineraret më unike janë në Ishujt Kanarie, Amerikën e Veriut dhe Kanada, Alaska, Meksika dhe Amerika Qendrore, Amerika e Jugut, Afrikë, Azi, Australia dhe ishujt e Paqësorit dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, kroçera rreth botës.
Çmimet e një udhëtimi me kroçierë fillojnë nga 800 euro për person dhe mund të shkojnë deri në 50,000 euro për kroçerat luksoze. Këto çmime ndryshojnë në varësi të sezonit që vendosni të rezervoni, kompanisë së kroçierës dhe itinerarit që zgjidhni dhe më e rëndësishmja nga lloji i kabinës që preferoni. Kush po përgatitet për herë të parë për të zgjedhur një kroçierë, do të zbulojë se jo vetëm do të duhet të zgjedhë anijen, itinerarin, por edhe kabinën dhe madje edhe pozicionin e saj të saktë. Të gjitha kompanitë kanë tendencë të diferencojnë çmimin e kabinave sipas llojit dhe pozicionit. Rregulli më i zakonshëm është sa më poshtë të ndodhet kabina, aq më i ulët do jetë çmimi dhe sa më lart të jetë kabina, aq më i lartë do të jetë çmimi. Përveç kësaj, kategoria ndikon në çmim, duke ofruar çmimin më ekonomik për kabinat e brendshme dhe më të lartin për ato me ballkon, suitat, gran suitat etj.
Në fakt, ajo që ndodh shpesh me kroçieristët, është se zgjedhin kabinën në varësi të çmimit, gjë që mund të ulë pritshmërinë që kanë për kroçierën ose tju ofrojë një eksperiencë të paharrueshme nëse është pikërisht ajo çka duan.
Kategoritë kryesore të kabinave janë:
• Kabina të brendshme (INSIDE)
• Kabina të jashtme me dritare (OCEAN VIEW)
• Kabina të jashtme me ballkon (BALCONY)
• Suita (SUITE)
Përveç këtyre, nëse nuk keni bërë më parë një kroçierë, nuk do ta dini se i gjithë ushqimi është i përfshirë gjithmonë në çmim në të gjitha orët e ditës apo natës dhe ju do të paguani vetëm pijet nëse nuk keni blerë një paketë pijesh që ju lejon t’i keni të përfshira edhe ato. Dhe ka më shumë, çdo herë që anija mbërrin në port, mund të vizitoni destinacionin në mënyrë autonome në qejfin tuaj ose të blini një eskursion ku gjithçka është e organizuar nga stafi i kroçierës. Dhe nëse vendosni të qëndroni në bord, të gjitha shërbimet do të jenë të disponueshme dhe të hapura për ju: palestra, pishinat, xhakuzi, teatri dhe të gjitha animacionet e ditës.
Nëse udhëtoni me fëmijët, lajmi i mirë është se nën moshën 12 vjeçare, përveç taksave portuale, ata nuk do të paguajnë për shërbimet e ofruara në kroçierë, përfshirë këtu edhe grupin Mini Club, plot me aktivitete argëtuese dhe edukuese bashkë me fëmijët e tjerë nën drejtimin e kujdestarëve profesionistë. Perfekt për familjet!
Krociere.al do t’ju asistojë para, gjatë dhe pas kroçierës tuaj për gjithçka që ju nevojitet për t’i bërë pushimet tuaja të paharrueshme!