Kryefjala Logo

Tre shembuj që përcaktojnë sa zgjat një marrëdhënie

30 Korrik, 2022 | 1:15 pm

Një studim u fokusua në marrëdhëniet si një njësi dhe gjithashtu vëzhgoi marrëdhënien në lidhje me mediat sociale.

Subjektet e studimit ishin 376 çifte të pamartuar në mesin e të 20-tave, të cilët u studiuan për një periudhë nëntë mujore. Pjesëmarrësve iu kërkua të shënonin sa herë që ndjenin një ndryshim të madh në mënyrën se si ndiheshin për partnerin e tyre dhe u intervistuan çdo muaj.

Studiuesit përdorën të gjithë informacionin për të parashikuar se sa do të zgjasë një marrëdhënie, e cila u përkufizua si përfundim në martesë.

Këtu janë modelet e dallueshme që përcaktojnë se sa do të zgjasë marrëdhënia juaj:

1-I fokusuar te partneri

Në këtë lloj marrëdhënieje, qasja e përkushtimit është ajo ku “partneri im është qendra e universit tim”.
Ndryshimet e tyre në përkushtim sillen rreth asaj se sa kohë mund të kalojnë së bashku.
Diagnoza: Ata në grupin e fokusuar te partneri kanë më shumë gjasa që marrëdhëniet e tyre të përparojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe pozitive, duke kaluar natyrshëm nga takimet e rastësishme në premtimin e një angazhimi më serioz.

2-Dramatike
Ky lloj çifti ka një lloj marrëdhënieje lart e poshtë me më shumë ulje sesa ngritje.
Ata gëzojnë më shumë kohë larg njëri-tjetrit dhe kanë më shumë opinione negative për marrëdhënien e tyre.
Diagnoza: Njerëzit në grupin dramatik kanë gjasa dy herë më shumë të ndahen se nga dy grupet e tjera.

3-Të përfshirë në shoqëri

Ky lloj çifti përjeton shumë pak ndryshime dhe kur e bëjnë këtë zakonisht nuk është në një mënyrë negative.

Kur ndodhin ndryshime, kjo përcaktohet kryesisht nga sasia e ndërveprimit që ata kanë në lidhje me mediat sociale dhe çfarë mendojnë familja dhe miqtë e tyre për marrëdhënien.

Diagnoza: Kjo lloj marrëdhënieje mbështetet shumë në atë që mendojnë njerëzit e tjerë, dhe për këtë arsye ka një themel të lëkundur.
Mund të zgjasë për një kohë, por ka të ngjarë që ata të ndahen përgjithmonë.

Të ngjashme