Lifestyle
Tradhëtarët kanë një sekret dhe ne e kemi zbuluar!
31 Mars, 2022 | 2:49 pm
Janë studiuesit dhe seksologët zakonisht ata të cilët herë pas herë japin informacione të reja mbi tradhtitë në çift.
Domosdo është një nga temat më të vjetra dhe të nxehta në botë!
Studimi i bërë kohëve të fundit në mbi 300 meshkuj ka dalë në një përfundim tepër interesant!
Ekzistoka një ditë e caktuar kur partneri ka më tepër gjasa që t’ju tradhtojë.
Dhe çfarë emri ka?-“E premtja e të pabesëve’’
Pra dita e premte është më e rrezikshmja ndër ditët e javës kur partneri dëshiron të ndajë shtratin me një femër tjetër.
Por ekspertët thonë që rrezik përbëjnë edhe festat e fundvitit.
Në këtë periudhë ata gjejnë një hapësirë më të lirë për të tradhtuar pasi ditët e tjera kanë më tepër angazhime.
Prandaj të premteve flini me të dy sytë hapur!