Lifestyle
Tirana Dental Aesthetic në krah të fëmijëve me aftësi ndryshe. Maratona e 23 tetorit, ndërgjegjësim dhe përkrahje
11 Tetor, 2022 | 5:51 pm

Tda Clinc, ose ndryshe Tirana Dental Aesthetic ka ndërmarrë një nismë shumë të veçantë, që shkon në një ndihmesë për fëmijët e sindromës Doën. Ideja fillimisht ka nisur nga vetë drejtuesit e klinikës, të cilët pasi kanë mësuar kostot e terapive që nevojiten për këta fëmijë, kanë vendosur që të kontribuojnë në një mënyrë. TDA Clinic ka organizuar një grup maratonomakësh, të cilët do të garojnë në Mataronën e Tiranës.
Fushata ndërgjegjësuese dhe për mbledhje fondesh, “Garo për/Mbështet si maratonomak Doën Syndrome Albania” (DSA) zhvillohet në kuadër të maratonës së Tiranës e cila këtë vit ndodh me 23 Tetor. Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Doën, dhe ky është edicioni i 2-të i kësaj fushate.
DSA ashtu si në çdo vend të botës ku mbahen maratonat, e shfrytëzon këtë eveniment në dy drejtime:
– I fton vrapuesit që garën e tyre t’ia dedikojnë kauzës së individëve me sindromën Doën, tetorit pra si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Doën.
– Fton komunitetin (qytetarë dhe biznese) që të dhurojnë për DSA.
Në maratonën e vjetshme 30 garues vrapuan si maratonomakë të kauzës dhe në total u mblodhën rreth 7000 euro.
Me fushatën e këtij viti për maratonën e Tiranës me 23 Tetor, DSA dhe grupi vullnetar për ngritje fondesh vendosën dy synime:
– 100 maratonomake qe vrapojne per kauzen
– 15.000 euro fonde të mbledhura përmes dhurimeve nga qytetarët dhe bizneset.
Deri më tani janë regjistruar më shumë se 70 garues për DSA, ndërkohë dy kompani të mëdha do të bashkohen me nga 40 staf vrapues. Duket sikur këtë vit afro 200 vrapues do të jenë maratonomakë të kauzës.
Aktualisht në DSA marrin shërbim 44 femijë me aftësi të kufizuara intelektuale. Vetëm familjet e 15 fëmijëve kanë mundësi të paguajnë tarifën e plotë të shërbimit terapuetik. Një orë terapie kushton 1500 lekë. Një fëmijë me SD i duhen të paktën 3-4 ore shërbim në javë, në bazë të zhvillimit individual.
8 fëmijë vijnë nga familje të varfëra dhe prindërit e tyre nuk paguajnë asnjë lloj tarife. Shpesh ata madje ndihmohen dhe për nevoja të tjera si medikamente, etj. Prinderit e 21 fëmijëve të tjerë paguajne tarife / ore sherbimi sipas mundesive te tyre ekonomike nga 400- 1300 leke ora.
Pra 15.000 euro fond do të ndihmonte në sigurimin e orëve terapeutike për fëmijët e qendrës për disa muaj të paktën.
Gjithashtu klinika TDA kontribuon në kauza të ndryshme ku mund të përmenden ndihmat monetare në organizatën e “ Kryqi i Kuq”. Nëpërmjet emisionit “Dua të të bej të lumtur” kemi dhënë ndihmën e tyre monetare për një person në veçanti , si dhe kemi ofruar të gjitha shërbimet dentare falas në klinikë, një punë e cila ka zgjatur për 1 vit. Klinika çdo vit ofron një trajtim ortodonitik falas për dikë që ka të nevojshme një aparat ortodontik.
Më tej Lori Ndrio, specialiste ortodonte pranë TDA Clinic ka treguar: Në mënyrë private, gjithashtu unë kam zgjedhur të jap sado pak lumturi një çerdhe që kishte nevojë për ndihma në rrethin e Mirditës dhe çdo herë që kemi mundësi e bëjmë, duke ndihmuar qendrat e fëmijëve jetimë.
Më tej, në prag të kësaj kauze Lori jep një mesazh mjaft të fortë: “Diversiteti e bën botën ku jetojmë më të bukur, më me ngjyra. Ajo që do doja për të gjithë ne do të ishte të hapnim zemrën dhe pranimin e kujtdo në jetën tonë, sido që ata të vijnë. Ky është suporti më i madh që mund ti jepni dikujt.