TikTok në rrezik mbylljeje në Amerikë?Edhe në Itali nisin hetimet

5 muaj më parë

Qeveria e Sh.B.A druhet se TikTok,aplikacioni tashmë fenomen Kinez, mund të përbëjë rrezik për shtetin.
Frika e tyre është dyshimi se përdoruesit po spiunohen dhe po influencohen(edhe politikisht).

Pak ditë më parë Joe Biden firmosi një ligj që ndalon punonjësit federalë të përdorin TikTok në pajisjet e qeverisë.
Më pas u bashkuan edje 19 shtete që ndaluan të njëjtën gjë.
Një ndalim i miratuar përfundimisht edhe nga një duzinë universitetesh amerikane.

Ja pra se si rritet frika për një ndalim total,e vështirë për tu imagjinuar,të paktën para disa muajsh duke parë popullaritetin e aplikacionit.
Sot,propozimi i këtij ligji është mëse i vërtetë.

Në fakt këto supozime filluan që në vitin 2020nga Donald Trump që tha se TikTok duhet t’i kishte shitur asetet e tij amerikane një kompanie amerikane brenda 45 ditëve (një veprim ligjor pengoi ndalimin, atëherë Joe Biden revokoi dekretin e Donald Trump)

Prej këtij shqetësimi që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Italia ka vendosur të bëjë një hetim të hollësishëm ndaj TikTok-ut.

Siç raportohet nga Repubblica,COPASIR,komiteti parlamentar për sigurinë e shtetit,ka nisur hetimet rreth aplikacionit.
Një analizë që do të pasojë edhe në aplikacione të tjera gjatë javëve në vazhdim.

Me siguri që fjalët e drejtorit të FBI-së,Christopher Wray rreth përdorimit të aplikacionit TikTok në Amerikë nuk ndihmuan pasi u shpreh se:”Kemi shqetësime rreth sigurisë kombëtare”
Në Indi pikërisht për arsye sigurie,TikTok është ndaluar që nga viti 2020.

Të ngjashme