Thënie të vërteta dashurie që shprehin në mënyrë perfekte emocionet tuaja më të thella

3 muaj më parë

Këtu janë disa nga shprehjet më të bukura të dashurisë,të cilat në ditë me shi si kjo sot,marrin kuptim edhe më të thellë:

• “Historitë e vërteta të dashurisë nuk kanë kurrë fund.” – Richard Bach

• “Nuk po kërkoni përsosmërinë tek partneri juaj. Përsosmëria ka të bëjë vetëm me egon. Me dashurinë binjake shpirtërore, ju e dini se dashuria e vërtetë është ajo që ndodh kur fillon zhgënjimi dhe ju jeni të gatshëm të përballeni me maturi me këto zhgënjime.” – Karen Salmansohn

• “Dashuria e vërtetë është si fantazmat, për të cilat të gjithë flasin dhe pakkush i ka parë.” – François de La Rochefoucauld

• “Dashuri e vërtetë do të thotë dashamirësi dhe dhembshuri, lloji i dashurisë që nuk ka asnjë kusht.” – Nhat Hanh

•”Dashuria e vërtetë është zakonisht lloji më i papërshtatshëm.” – Kiera Cass

• “Dashuria e vërtetë vjen në heshtje, pa banderola apo drita ndezëse. Nëse dëgjoni këmbanat, kontrolloni veshët tuaj.” – Erich Segal

• “Dashuria nuk është një gjendje e kujdesit të përsosur.
Është një emër aktiv si lufta. Të duash dikë është të përpiqesh ta pranosh atë person ashtu siç është, këtu dhe tani.” – Fred Rogers

• “Kur dashuria nuk është çmenduri, nuk është dashuri.” — Pedro Calderón de la Barca

• “Ju e dini se është dashuri kur gjithçka që dëshironi është që ai person të jetë i lumtur, edhe nëse ju nuk jeni pjesë e lumturisë së tij.” – Julia Roberts

• “Ju e dini se jeni të dashuruar kur nuk mund të bini në gjumë, sepse realiteti është më në fund më i mirë se ëndrrat tuaja”. – Dr. Seuss

•”Dashuria vjen kur manipulimi ndalon,kur mendon më shumë për personin tjetër sesa për reagimet e tij ndaj teje. Kur guxon të zbulosh veten plotësisht. Kur guxon të jesh i pambrojtur.” ― Dr. Joyce Brothers

• “Dashuria e papjekur thotë: “Të dua sepse kam nevojë për ty”. Dashuria e pjekur thotë “Kam nevojë për ty sepse të dua.” – Erich Fromm

• “Dashuria e vërtetë nuk mund të gjendet aty ku nuk ekziston, as nuk mund të mohohet aty ku ekziston”. – Torquato Tasso

Të ngjashme