Të vërtetat e hidhura që edhe ti mundohesh ti shmangësh:

7 muaj më parë

1-Askush prej nesh nuk merr medalje në punë

Herët apo vonë do të të duhet të kuptosh se shefi dhe kolegët tuaj do të kërkojnë të bësh çfarëdo lloj pune që duhet bërë dhe askush nuk do t’iu japi një medalje për këtë sado të përpiqeni ju.

2-Sakrifica

Nuk ka më kuptim të vetësakrifikohesh për të tjerët. Le të tregohemi të sinqertë, njerëzit rreth nesh nuk kanë nevojë për sakrificat tona.

3-Aparenca ka shumë rëndësi

Mund të vazhdoni të flisni rreth faktit se sa të formuar ju jeni dhe sa të pasur e keni shpirtin tuaj, por në fund të ditës aparenca do të jetë ajo çfarë vlerësohet më shumë në këtë botë.

4-Të jesh një njeri i mirë nuk është një profesion

Askujt nuk i intereson se ju keni sy te bukur, bëni dy punë në ditë, keni 4 fëmijë për të rritur apo keni edhe një borxh në bankë. Shefat tuaj do të interesohen vetëm në cilësinë e punës që ju jepni.

5-Nëna juaj nuk ka gjithmonë të drejtë

Të gjithë e kanë dëgjuar shprehjen se mamaja juaj e di më mirë se ju. Me kalimin e kohës kjo shprehje bie, pasi edhe prindërit tanë kanë sjellje, reagime apo gabime si çdo kush tjetër dhe jo çdo gjë që ata thonë është e drejtë apo e vërtetë.

Të ngjashme