Lifestyle
Të premten,parashikimet e yjeve bëhen më interesante me Paolo Fox
1 muaj më parë


Dashi-Sot mund të kuptoni se keni personin e duhur pranë jush.
Në punë mund të rrezikoni pak apati dhe mërzitje por duhet t’i luftoni.
Demi-Në dashuri, nëse ka pasur pak humor të keq, mund të filloni përsëri mirë. Në punë është një moment disi delikat, është më mirë të tregoheni të kujdesshëm.
Binjakët-Në dashuri mund të ketë çështje ende të papërfunduara që duhen adresuar.
Në punë mos mendoni vetëm për gjërat që shkuan keq, shijoni sukseset tuaja, qoftë edhe ato të vogla.
Gaforrja-Është më mirë të shmangni polemikat në dashuri dhe të gjitha problemet do të zgjidhen.
Në punë duhet të qëndroni të fokusuar.
Luani-Nëse je beqar dhe dikush ka filluar të të rrahë zemrën shko pas saj.
Në punë, suksesi është afër.
Virgjëresha-Nëse ka ndonjë dyshim në dashuri, është më mirë të bisedoni me partnerin për ta zgjidhur atë.
Në punë, qielli është në anën tuaj dhe sjell zgjidhje dhe kënaqësi.
Peshorja-Ka pak nervozizëm në dashuri dhe ndjenja të përziera.
Në punë, nga ana tjetër, do të merrni kënaqësi të mrekullueshme.
Akrepi-Ka ardhur koha për një sqarim dashurie dhe në punë hidhuni në aventura të reja pa shumë frikë.
Shigjetari-Dashuria kthehet si protagonisti i jetës suaj.
Në punë ka shumë angazhime, sidomos gjatë pushimeve, por do të vijnë edhe kënaqësitë.
Bricjapi-Në dashuri gjithçka shkon mirë dhe në punë mund të ketë disa ndalesa të vogla por asgjë serioze.
Ujori-Më dashuri ka dyshime por do arrini t’i sqaroni.
Në punë kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të bërë një zgjedhje vendimtare.
Peshqit-Partneri juaj ka dhuratën e madhe për t’ju inkurajuar të ëndërroni, por ju duhet të mbani gjithmonë këmbët tuaja në tokë.
Në punë zgjidhni me kokë është koha të reflektoni dhe të mos veproni instinktivisht.