Lifestyle
Të përbashkëtat që kemi ne sot me njerëzit parahistorikë
19 Qershor, 2022 | 1:40 pm
Ju mendoni se ne që jetojmë në kohën e teknologjisë nuk kemi asnjë të pêrbashkët me paraardhësit tanë,por nuk është kështu.
Kafshët shtëpiake,ilaçet,birra,ushqimi madje edhe lodrat erotike vijnë si trashëgimi nga të parët tanë.
1-Pinin Birra
Arkeologët në Qipro kanë zbuluar eshtrat e asaj që mund të ketë qenë një fabrikë birre 3.500-vjeçare në sitin Kissonerga-Skalia.
Prodhimi i parë i birrës daton të paktën 11,500 vjet më parë.
2-Mbanin kafshë shtëpiake
Ka prova të ndryshme arkeologjike që disa grupe individësh jetonin së bashku me kafshë të ngjashme me qentë e sotëm.
Fosilet e qenve janë zbuluar në enët funerale të bëra posaçërisht për ta në Siberinë lindore.
3-Dieta ushqimore
Paraardhësit tanë preferonin të hanin një dietë të ekuilibruar me mish dhe perime, të ngjashme me tonat.
Njerëzit parahistorikë kishin një grup mjetesh për prerjen e mishit dhe një grup tjetër mjetesh prerëse për korrjen e arrave dhe bimëve të tjera të ngrënshme që tregonin se ushqeheshin me të dyja.
4-Përdornin lodra erotike
Një lodër e përbërë nga 14 fragmente me gur të lëmuar u gjet në një shpellë në Gjermani që mund të konsiderohet një nga përfaqësimet e para të intimitetit mashkullor në histori.
Kjo lodër mund të jetë përdorur si ndihmës për intimitetin nga krijuesit e tij në Epokën e Akullnajave.
5-Pinin lëndë të palejuara
Në ishullin Karaibe të Carriacou u zbuluan enë qeramike dhe tuba të përdorura për të thithur gazrat halucinogjene dhe pluhur.
Besohet se ilaçet u përdorën për të arritur një gjendje tjetër shpirtërore.
Substanca në fjalë është cohoba, një halucinogjen i marrë nga një specie e mimozës.