Kryefjala Logo

Të mërzitur se mbaroi stina e nxehtë? Mos u ankoni sepse vera është më stresuese se dimri

21 Shtator, 2022 | 12:45 pm

Njerëzit presin gjatë gjithë vitit detin por kur të mbërrijë vera mund të mos jetë aq relaksuese sa kanë dashur.
Në fakt edhe në pushime stresi duket se është afër, gati për të minuar edhe ato ditë kur duhet të shkëputeni nga puna dhe shqetësimet e përditshme.
Por pse stresohemi edhe në verë?

Arsyeja e parë është se shpesh zgjidhen lloje pushimesh jo relaksuese, gjatë të cilave ndoshta gjendesh në radhë për të ngrënë ose në plazh i rrethuar nga njerëz, gjithnjë e më shumë i zënë me telefona dhe tableta dhe pa as distancat minimale sociale, kështu që ndodhesh me një ngarkim të madh të privatësisë.
Mund të duket e çuditshme, por pushimet ideale janë ato të kaluara në qytetin tuaj duke qenë në gjendje të vendosni se çfarë të bëni dhe kur ta bëni.

Për të shmangur humbjen e periudhës së pushimeve dhe të shijoni disa ditë relaksi, ja disa këshilla të thjeshta që duhen ndjekur:

1-Shmangni turmat
Për pushimet tuaja është më mirë të zgjidhni vende ku nuk ka shumë njerëz. Idealja do të ishte të mund të bënin të ashtuquajturat “pushime të zgjuara”, në qershor ose shtator.

2-Detoksifikimi teknologjik:
Do të ishte e nevojshme të eliminoheshin mjetet teknologjike gjatë pushimeve, ose të paktën të reduktohej sa më shumë përdorimi i tyre.

3-Bëni shëtitje të gjata:
Ecja ndihmon në qarkullimin e hormoneve të mirëqenies të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e stresit

4-Mbani oraret tuaja:
Mund të duket e çuditshme por edhe me pushime do të ishte e dobishme të ruani afërsisht të njëjtat ritme gjumi/zgjimi, megjithëse me më pak rreptësi.
Të shkosh në shtrat shumë vonë ose të zgjohesh në kohë shumë të ndryshme nga rutina dëmton ruajtjen e ritmeve cirkadiane, të cilat ndikojnë shumë në disponimin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Të ngjashme