Të hënat e vështira.Si t’ja bëjmë kur nuk na del gjumi nga fundjava?

3 muaj më parë

Mos e fikni alarmin
Një nga gjërat më shkatërruese që bëni është fikja e alarmit. Pasi fikni alarmin do të bëni një gjumë shumë të thellë dhe pasi të zgjoheni do të ndiheni si ‘të dehur’. Pas një nate të keqe me gjumin duhet që të ngriheni përsëri në të njëjtin orar siç bëni përditë edhe nëse është fundjavë.

Hapni perdet
Ekspertët rekomandojnë se duhet ta ekspozoni syrin tuaj në dritë natyrale sa më shpejt të mundeni që ta lajmëroni trurin se koha e gjumit ka mbaruar.
Bëni një dush me ujë të ftohtë
Pasi bëni një dush me ujë të ftohtë, reagimi i parë natyral është frymëmarrja e plotë dhe e thellë. Kjo rrit marrjen e oksigjenit dhe shpejton qarkullimin e gjakut në trup dhe në tru.
Koha e konsumimit të kafeinës
Mund të duket se kafja është mikja juaj më e mirë për t’u zgjuar menjëherë në mëngjes, por në fakt sipas ekspertëve është e kundërta, sepse në mëngjes nivelet e hormonit të kortizolit janë shumë të larta. Duke qenë se nivelet e kortizolit janë të larta ju do të ndiheni zgjuar në mëngjes. Ndërsa kur ju konsumoni kafeinë do të ndikoni shumë në procesin natyral të trupit për prodhimin e kortizolit. Për këtë arsye ju duhet të konsumoni kafe shumë vonë në mëngjes, ose thjesht duhet të pini ujë për të hidratuar trupin

Të ngjashme