Të gjitha përgjigjet që kërkoni i gjeni tek astrologu Paolo Fox

2 muaj më parë

Dashi-Sot yjet flasin për dashurinë dhe nëse jeni ende beqar mund të takoni shpirtin tuaj binjak.
Në punë jeni më të shkujdesur se zakonisht gjë që ju bën të jetoni më lehtë angazhimet tuaja të punës.

Demi-Në dashuri duhet të përpiqeni të mos e vendosni këmbën në dy këpucë dhe në punë ka ardhur koha të kërkoni më shumë siguri.

Binjakët-Në dashuri jeni gjithmonë në kërkim të vëmendjes, por mos e teproni sepse partneri juaj mund të lodhet nga ky qëndrim.
Në punë, është koha të vendosni se cilën anë të mbani.

Gaforrja-Humori juaj sot nuk është tamam deri në qiell, ndoshta ju duhet vetëm pak më shumë përkëdhelje dhe qetësi shpirtërore.
Në punë nuk jeni të përqëndruar por mos u shqetësoni, nga java e ardhshme do të jetë më mirë.

Luani-Në këtë ditë përpiquni të mos provokoni shumë partnerin tuaj dhe mos kërkoni shumë përgjigje, më mirë të prisni ta jetoni dashurinë me qetësi dhe për atë që është.
Në punë vijnë propozime të reja për t’u vlerësuar.

Virgjëresha-Në dashuri duhet të gjeni një mënyrë, ndaj jini të sinqertë me veten dhe kuptoni se për kë rreh zemra juaj.
Në punë është momenti i duhur për të bërë ndryshime.

Peshorja-Dita e sotme favorizon çiftet që e duan njëri-tjetrin.
Në punë, shfrytëzoni momentin, ka ardhur koha për të bërë atë kërcim në cilësi që keni pritur.

Akrepi-Mos e kanalizoni veten gjithmonë në histori afatshkurtra, synoni për një dashuri të qëndrueshme e cila, thellë brenda, është pikërisht ajo që dëshironi. Në punë ka pak intolerancë, duhet të kuptoni se ku është problemi.

Shigjetari-Në dashuri është koha e duhur për të guxuar dhe për t’u hedhur në sherr. Në punë vjen pak lodhje, merrni një ditë pushim.

Bricjapi-Vjen një moment me fat në dashuri.
Në punë jeni gjithmonë në kërkim të një rruge, por herët a vonë do t’ju duhet të merrni një vendim.

Ujori-Në dashuri ka ardhur koha të zgjidhni cilin person të keni në krah dhe në punë, mjafton t’i kushtoni vëmendje parave.

Peshqit-Mos u trishtoni nga mendimet e zakonshme për të shkuarën, shikoni përpara.
Në punë është një ditë që duhet t’i kushtoni pushimit total.

Të ngjashme