Të gjitha arsyet që shtyjnë një grua të dashuruar të braktisë lidhjen

3 muaj më parë

  1.   Ajo ndihet se nuk mund të mbështetet tek ju

Edhe femrat që duan të jenë të lira, kanë nevojë për dikë që janë të sigurta që e kanë mbështetjen e tyre. Kjo ndodh sidomos në disa periudha të vështira të jetës së një femre, si përshembull shtatzënia.

2.Ajo është lodhur nga plotësimi i kërkesave tuaja

Të jesh në formë të mirë, të gatuash ushqime të mira, të lexosh libra dhe të kesh marrëdhënie të mirë me miqtë e të dashurit, duket si një listë shumë e gjatë.

3.Nuk ndihet sikur është e vetmja

Nuk bëhet fjalë vetëm për tradhëti. Një femër ka nevojë të ndjejë që ju e doni dhe që nuk i hidhni sytë asnjë femre tjetër.

4.Ajo është lodhur nga kontrolli i tepërt dhe mungesa e besimit

Të kalosh një javë të tërë duke kërkuar leje për të kaluar kohë me shoqërinë tënde dhe t’i përgjigjesh mesazheve të tij gjatë gjithë kohës kur keni dalë, është një gjë shumë stresuese. Gjithashtu të shpjegosh çdo gjë që ndodh në rrjetet e tua sociale, nuk është shenjë e një lidhje të shëndetshme.

5.Nuk mbështesni idetë e saj

Nëse jeni gjithmonë jo në humor të mirë dhe gjithmonë keni mendime negative në lidhje me idetë e reja të saj, atëherë do vijë një moment kur ajo do largohet nga ju.

6.Jeni nga dy botë shumë të ndryshme

Në fillim të lidhjeve, rrëmbehemi shumë shpejt dhe nuk i mendojmë me qetësi disa gjëra. Injorojmë familjen e partnerit, çfarë miqsh ka, edukimin, etj. Pasi kalon një kohë e caktuar, kuptojmë që shokët e tij janë njerëz që nuk do i flisnit kurrë, apo se familja e saj është e padurueshme.

7.Jeni shumë ‘fëmijë’

Ajo do të krijojë një familje me ju, ndërsa ju parapëlqeni të kaloni më shumë kohë me miqtë. Këto janë krahasime të vogla, por në përgjithësi femrat nuk duan të krijojnë familje me djem të parritur.

8.Ajo jep dashuri, por nuk merr asgjë në shkëmbim

Nëse jepni dashuri pa marrë asgjë në shkëmbim, nuk është shenjë e një lidhje të shëndetshme. Kjo mund të sjellë një ndarje, pasi kjo situatë mund të bëhet e lodhshme.

Të ngjashme