Kryefjala Logo

Të fshehtat e shenjave i di vetëm astrologu Paolo Fox

7 Shkurt, 2023 | 10:44 am

Dashi-Dashuria është mirë edhe nëse duhet të përballeni me disa diskutime të vogla me partnerin tuaj.
Për sa i përket punës, duket se gjithçka po shkon ashtu siç duhet.

Demi-Kjo është një periudhë e artë për ju që do t’ju japë emocione dhe gjithashtu kënaqësi në punë.
Në dashuri kushtojini vëmendje vetëm disa keqkuptimeve.

Binjakët-Kjo ditë ju sheh pak poshtë në humor por do të jetë e nevojshme të përballeni me negativitetin dhe ta shndërroni atë në diçka pozitive.
Dikush mund t’ju bëjë gabim por do të jetë e nevojshme të sqaroheni menjëherë.

Gaforrja-Këto ditë të fillimit të shkurtit janë pak të çuditshme sepse mendoni se nuk keni arritur ende atë që keni dashur. Mundohuni të mos zhyteni në këtë ndjenjë, por të reagoni.

Luani-Sot jeni pak të shqetësuar edhe nëse Jupiteri në favor do t’ju japë një shtysë të mirë.
Në dashuri është një moment ngecjeje por së shpejti do të zgjohet pak pasion.
Në punë është mirë të mos e teproni.

Virgjëresha-Në këtë ditë mund t’ju duhet të përballeni me një ngjarje të papritur në punë që do t’ju fusë në dilema.
Në planin sentimental, përpiquni të flisni pak më shumë me partnerin.

Peshorja-Në dashuri është më mirë të mos shikoni gjithmonë pas, të jetoni të tashmen dhe të përpiqeni të bëni takime të reja.
Në punë është një periudhë shumë kërkuese por edhe e kënaqshme.

Akrepi-Ditë e bukur për të jetuar emocionet në maksimum dhe nëse jeni ende beqarë, përpiquni të bëni takime të reja.
Në punë ka diçka për të sqaruar por kjo është koha e duhur për ta bërë.

Shigjetari-Ditë e bukur për t’u hapur me të tjerët kështu që, nëse jeni ende beqar, provoni të dilni.
Pika e kthesës ka ardhur në punë.

Bricjapi-Këtë ditë do të na duhet të përballemi me një situatë dashurie disi të komplikuar dhe në punë duhet të jeni shumë të duruar.

Ujori-Këtë të martë përpiquni të keni një këndvështrim tjetër ndaj jetës dhe lëreni veten të shkoni drejt dashurisë. Puna? Ka një atmosferë ndryshimi.

Peshqit-Nëse ka diçka që ju shqetëson prej disa kohësh, përpiquni ta përballoni dhe ta kapërceni.
Në punë, kini guximin të ekspozoheni pak më shumë.

Të ngjashme