Të dielën punon vetëm astrologu Paolo Fox dhe ju sjell parashikimin e yjeve

3 muaj më parë

Dashi-Në dashuri nëse keni pasur disa probleme kohët e fundit do të arrini t’i kapërceni .
Prisni lajme të mira në punë, veçanërisht nëse jeni një profesionist i pavarur.

Demi-Në dashuri nuk është një moment ideal por nga data mesi i muajit gjërat do të fillojnë të ecin më mirë.
Në punë, mbaroni të gjitha projektet pa e shtyrë atë.

Binjakët-Në dashuri, nëse jeni djegur nga një histori që përfundoi keq, jepini vetes kohë për t’u shëruar.
Në punë ka ardhur koha për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme.

Gaforrja-Hëna është në shenjë dhe sjell emocione të bukura në jetën tuaj në çift. Në punë mund të ketë një ndalesë të vogël por më mirë të mos humbisni durimin.

Luani-Qielli i sotëm flet për dashurinë dhe duhet ta kaloni ditën bashkë me personin e zemrës.
Në punë mos e zvarritni një bisedë për një kohë të gjatë.

Virgjëresha-Ky qiell është shumë interesant nga pikëpamja sentimentale dhe mund të bëjë që një miqësi të shndërrohet në diçka më shumë.
Në punë kujdeseni më mirë për kontaktet me të tjerët.

Peshorja-Yjet janë idealë për të jetuar një ditë plot dashuri.
Në punë keni një dëshirë të madhe për hakmarrje dhe do arrini t’i tregoni të gjithëve se sa vleni.

Akrepi-Në dashuri keni shumë frikë se mos e lëshoni veten por duhet ta kapërceni këtë gjëndje.
Në punë prisni oferta të mira.

Shigjetari-Në dashuri dukeni të shkëputur dhe ky qëndrim i juaj i vë gjithmonë në krizë marrëdhëniet tuaja.
Në punë shfrytëzoni çdo mundësi të re.

Bricjapi-Qielli i sotëm flet për takime të reja të mundshme ndaj mos u mbyllni në shtëpi.
Në punë mos kërkoni gjëra që nuk i merrni dot.

Ujori-Yjet janë shumë interesantë për ndjenjat dhe ju shpien në takime të reja. Në punë shikoni të ardhmen me më shumë pozitivitet.

Peshqit-Dashuria është edhe një herë qëndra e jetës suaj dhe duhet ta shijoni të gjithë këtë moment.
Në punë ka disa shqetësime por do arrini të zgjidhni edhe problemin më të vogël.

Të ngjashme