Syzet e famshme RayBan sjellin një bashkëpunim me platformën gjigande Facebook

2 vite më parë

•Facebook dhe Ray-Ban, një nga markat më të mëdha të syzeve në botë në pronësi të grupit italian Luxottica, kanë krijuar së bashku Ray-Ban Stories, një palë syze me dy kamera të futura brenda kornizës për të bërë fotografi dhe regjistruar video.

•Ideja është t’i përdorni ato kur nuk keni duart tuaja të lira ose dëshironi të kapni një moment, pa pasur nevojë të përdorni telefonin tuaj.

•Në shikim të parë, syzet Ray-Ban nuk janë shumë të ndryshme nga syzet klasike Ray-Ban: ato janë pak a shumë të njëjtën madhësi dhe peshë si Wayfarer, ndoshta modeli më klasik dhe më i njohur i prodhuar nga kompania.

•Syzet kanë një buton fizik, i cili mund të shtypet për të bërë një fotografi ose për të xhiruar një video deri në 30 sekonda. Fotografitë dhe videot dërgohen më pas përmes lidhjes pa tel (Bluetooth) në Facebook View, një aplikacion i ri i krijuar nga Facebook që ju lejon të bëni disa ndryshime në imazhe, para se t’i ndani ato në rrjetin social, në Instagram ose t’i ruani ato në galerinë e fotografive e smartphone tuaj

•RayBan Story  mund të përdoren gjithashtu për t’iu përgjigjur thirrjeve telefonike dhe për të dëgjuar muzikë dhe përmbajtje të tjera.

•Ato mund të blihen në dyqanet Ray Ban dhe në faqen e internetit të prodhuesit, me çmimin fillestar prej 329 euro.

Të ngjashme