Studimi tregon nëse një fëmijë ndikon në lumturinë e një çifti

6 muaj më parë

Studimi i kryer nga “Paris Economics” ka dalë në rezultatin se fëmijët i bëjnë më të lumtur të rriturit.

Skuadra e studiuesve analizuan 1 milion njerëz nga viti 2009-2018 dhe të gjithë pjesëmarrësit u pyetën në lidhje me jetën e tyre.

Ata u pyetën të vlerësonin shkallën e lumturisë nga 1-4 dhe mesatarja ishte 2.93.

Megjithatë i vetmi rast kur një i rritur mund të mos jetë i lumtur është kur duhet të paguajë shumë fatura dhe të shpenzojë shumë për fëmijën.

Gjithashtu studimi doli në rezultatin se fëmijët nën moshën 10 vjeç sjellin më shumë lumturi se ata në moshën 10-14 vjeç. Ndërsa prindërit janë më të lumtur kur janë më të rinj se 45 vjeç.

Çiftet e martuara me fëmijë janë më të lumtur se ata që nuk mendojnë të nisin një familje.

Rezultatet e këtij studimi mund të jenë të vërteta, por jo për çdo çift, sepse të gjithë kanë prioritete të ndryshme në jetë.

Të ngjashme