Studimi surprizues:Shqiptarët përzgjidhen si një ndër popujt që udhëtojnë më shumë

3 muaj më parë

‘MoveHub’, një burim në internet i krijuar për të ndihmuar njerëzit të lëvizin jashtë venndit, kreu një studim të fundit për të zbuluar se cilët shtetas anembanë botës udhëtojnë më shumë çdo vit. Me të dhënat e shkëputura nga organizata botërore e turizmit, për 111 vende.

Shqipëria është një nga shtetet që mban numrin më të madh të qytetarëve që udhëtojnë me një shifër prej 1.36 udhëtimesh internacioanle çdo vit për person.

Qytetarët e Danimarkës kanë 52 javë pushim, por pavarësisht kësaj bëjnë 1.40 udhëtime për person në vit.

Zvicra renditet si një nga vendet më të bukura në botë për alpet e saj, megjithatë ruan shifrëm e 1.42 udhëtimeve për banor në vit.

Singapori ka 1.44 udhëtime në vit për person.

Ashtu si Singapori edhe Irlanda ka po të njëjtën shifër, 1.44 udhëtime për person në vit. Përveçse kanë pushimet e paguara ata marrin edhe bonuse në lejet e lindjes dhe jo vetëm për nënat, por edhe baballarët.

Një punonjës në Finlandë ka 2-2.5 ditë pushimi për çdo muaj punë që rezulton në 20-30 ditë festive çdo vit.

Rezidentet Suedez realizojnë rreth 1.5 udhëtime internacionale. Ata kanë 25 ditë pushimi dhe 480 ditë të paguara për lejet e lindjeve.

Hungarezët ndërmarin 1.62 udhëtime turistike në vit. Vetëm 4 % e tyre punojnë 50 orë në javë dhe lejet e lindjeve mund të zgjasin deri në 3 vjet.

Qytetarët e Hong Kong mbajnë numrin më të lartë të udhëtimeve turistike për person me rreth 11.4 herë në vit.

Të ngjashme