Lifestyle
Sinjalet që më në fund është koha për të hequr ish-in tuaj nga rrjetet sociale
5 Gusht, 2022 | 1:07 pm
A keni shpenzuar shumë kohë që nga ndarja duke i kontrolluar ata përmes rrjeteve sociale, duke pyetur veten se çfarë po bëjnë dhe me kë po e bëjnë?
Ju ndoshta e dini se nuk është një gjë e shëndetshme për të bërë, por pyesni veten se kur është koha më e mirë për të mos e ndjekur dhe që të mos dukeni sikur keni ende inate pas ndarjes nuk e hiqni , por nëse qëndroni shumë gjatë, mund të jetë e pashëndetshme dhe madje obsesive.
Koha kur duhet patjetër ta hiqni ish-in nga rrjetet sociale:
1-Po ndërhyn në jetën tuaj.
A po vini re se bëni zgjedhje për ditën tuaj për shkak të ndjekjes së ish-it në rrjetet sociale?
Shkoni në vende të ndryshme,me njerëz që ai nuk i pëlqente,hedha story dhe kjo vetëm për të nxitur një reagim të tij.
Nëse po,aëherë ndjekja e ish-it tuaj në mediat sociale ka një ndikim jo të shëndetshëm në jetën tuaj, një ndikim që mund të ndikojë thellësisht të tashmen dhe të ardhmen tuaj.
2-Nuk ju lë të bëni përpara
A ju pengojnë ndërveprimet me ish-in tuaj të vazhdoni përpara?
Çdo herë që shihni diçka rreth tyre në mediat sociale, a ju shqetëson?
Dikur, përpara rrjeteve sociale, kur një lidhje kishte mbaruar, kishte mbaruar.
Ju mund ta ndiqnit fizikisht ish-in tuaj, por kjo ishte e rrezikshme, kështu që me kalimin e kohës , ne e harruam ish-in tonë dhe vazhduam.
Por sot gjërat nuk janë më ashtu.
3-Ju e kuptoni se është një zakon në vend të një nevoje.
Pra, kjo është më e ndërlikuar.
Ne jemi në telefonat tanë gjatë gjithë ditës, kështu që pse të mos shohim se çfarë po bëjnë ata…Rregullisht!
Megjithatë me kalimin e kohës dëshira për të kontrolluar për të parë se çfarë po bën ish-i juaj në rrjetet sociale bëhet më shumë një zakon sesa një nevojë.
Dhe është një zakon që mund të mos e keni vënë re ose një zakon që mund të jetë i vështirë për t’u hequr.
4-Keni shumë gjëra për të bërë.
Ky është qëllimi pas ndarjes.
Që ne të fillojmë ta jetojmë plotësisht jetën tonë, të udhëtojmë, të punojmë, të kalojmë kohë me miqtë dhe familjen dhe ndoshta edhe të lidhemi me të tjerë.
Kur jeta jonë bëhet gjithnjë e më e plotë, nuk ka kohë për të humbur qoftë edhe një moment për ish-in tonë.
Ne dëshirojmë që të keni arritur në atë pikë ku po jetoni plotësisht jetën tuaj, duke mos u penguar nga e kaluara.
Edhe nëse nuk ndiheni sikur po arrini plotësisht potencialin tuaj, e dini se po përpiqeni shumë çdo ditë.