Si ti njohim njerëzit më thellë pa u ndalur vetëm tek sipërfaqësorja:

3 muaj më parë

1. Nëse do të kishe një zarf me datën e vdekjes tënde, do ta hapje?
Në bazë të përgjigjes, kuptoni mendimet e personi rreth jetës në përgjithësi, si dhe fatalizmin e tyre.

2. A do ishe mik me veten tënde?
Me këtë pyetje zbuloni vetëbesimin e tyre, pikën e fortë dhe dobësitë.
3. Nëse do kishe një shkallë vlerësimi mbi kokën e një personi, çfarë do të doje të vlerësoje? Statusin në shoqëri, nivelin e lumturisë apo pasurinë?
Me këtë pyetje mund të kuptoni prioritetet e tij dhe vlerat.
4. Çfarë bën ti ndryshe nga të tjerët?
Kjo pyetje ju ndihmon të kuptoni vetëvlerësimin, nivelin e ‘çmendurisë’, sensin e humorit dhe se sa unik janë.
5. Nëse partneri juaj nuk e merr vesh asnjëherë që ju e keni tradhtuar aksidentalisht, do t’ia tregonit?
Kështu kuptoni standartin e moralit të personit dhe sjelljen ndaj njerëzve të tjerë.

Të ngjashme