Si të ushqeheni shëndetshëm edhe kur jeni të ftuar në restorant

5 muaj më parë

Të darkosh apo drekosh jashtë, jo gjithmonë është e shëndetshme.

Kur merrni ushqimin vendosni se sa do të hani dhe kalojeni kompletin e servirjes në anën tjetër të pjatës.

Ndërkohë që bisedoni mund të “pickoni” vazhdimisht diçka pa qenë të vëmendshëm,kërkoni ushqime që janë të gatuara në avull, të pjekura dhe jo ushqime të skuqura.

Merrni dy antipasta, njërën para ushqimit dhe tjetrën si pjatë kryesore.

Në qoftë se ju pëlqen të merrni sallatë mundohuni të eleminoni salcën, djathin apo proshutën,mos e tepëroni me salcat, porosisni sa për t’i dhënë pak shije ushqimit.

Në një restorant italian shmangni salcat kremoze dhe pjatat me shumë mozzarella. Në vend të tyre porosisni salcë domatesh dhe djath parmixhano të grirë.

Të ngjashme