Lifestyle
Si të triumfoni në debate të vështira me partnerin tuaj
7 Korrik, 2022 | 5:06 pm

Nga bërja e pushimeve deri te dëgjimi i anës tjetër të historisë,apo deri te marrja e rradhës për të folur, këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë në një bisedë të vështirë me partnerin tuaj nga e cila ju dëshironi të triumfoni:
•Një nga një:
Kur kemi një bisedë emocionale, shpesh priremi të humbasim fokusin nga tema reale.
Është e rëndësishme që fokusi të mbahet i paprekur dhe të trajtohet vetëm tema kryesore.
•Bëjenj me radhë:
Ne duhet të lejojmë partnerin të flasë dhe ne duhet të dëgjojmë.
•Gjuha degraduese:
Duhet të shmangim të bërtiturat, kritikat e pashëndetshme dhe gjuhën degraduese në çdo kohë. Ai largon fokusin nga biseda e vërtetë dhe e bën diskutimin toksik.
•Kohëzgjatja: Bisedat e vështira mund të jenë rraskapitëse. Merrni pushime nëse është e nevojshme dhe kthehuni në bisedë kur të ndjeni se jeni përsëri gati.
•Synimi:
Së pari duhet të renditim qëllimin me të cilin do të fillojmë bisedën. Mund të lidhet me një situatë të vështirë, traumë të pazgjidhur, debat. Kur kemi një qëllim, duhet të fillojmë bisedën me partnerët tanë.
•Flisni vetë:
Ne të gjithë kemi dëshirat, nevojat dhe pritshmëritë tona për atë që do të donim të merrnim nga marrëdhënia. Prandaj rekomandohet përdorimi i fjalive që flasin për të njëjtën gjë nga këndvështrimi ynë.
•Problemi, jo personi:
Kur fokusohemi te personi, përfundojmë duke u ankuar. Është e rëndësishme të adresoni problemin dhe të mos përfundoni duke kritikuar personin.