Kryefjala Logo

Si të thyeni akullin në takimin e parë me prindërit e partnerit

8 Maj, 2022 | 4:07 pm

1-Vishuni mirë
Është njësoj si një intervistë pune.
Siç nuk duhet të shkoni në intervistë pune veshur si një i papërgjegjshëm, ashtu edhe nuk duhet te takoni prindërit duke u dukur të pa interesuar.

2-Matni fjalët që nxirrni
Bëhuni i sjellshëm dhe mendjehapur kur flitet për temat e rënda si politika apo feja.
Ju nuk mund të dini se çfarë teme mund të jetë e prekshme për prindërit e saj.

3-Shmangni temat e intimitetit
Ju duhet të dini se prindërit, sidomos baballarët, janë shumë të ndjeshëm rreth faktit që vajza e tyre ka marredhënie të rregullta intime.

4-Silluni mirë me partnerin/en
Duhet të lini pështypje që dini të silleni me një femër.
Detaje siç janë mbajtja e derës kur ajo hyn, dëgjimi , mbajtja e dorës apo ti hapësh derën e makinës.

5-Kur të largoheni
Kur darka përfundon thoni mirupafshim dhe ecni drejt makinës qetë pasi ju nuk duhet të dukeni sikur po ikni duke vrapuar nga ata.

Të ngjashme