Lifestyle
Si të sillesh që të tjerët të thonë : Sa inteligjent
2 muaj më parë


Mbani syze
Studimet sugjerojnë se nëse mbani syzë do të dukeni më pak tërheqës, por më i zgjuar.
Flisni në mënyrë ekspresive
“Nëse dy persona thotë ekzaktësisht të njëjtat fjalë, por njëri flet pak më shpejt dhe me zë më të lartë dhe mme pauza të vogla e me variazion të volumt, ai do të gjykohet si më energjik, i ditur dhe inteligjent”, kështu shkruan eksperti Leonard Mlodinov, autor i disa librave mbi sjelljen.
Ecni me të njëjtën shpejtësi si të tjerët
Një studim i realizuar nga Universiteti i Boston doli në konkluzionin se nëse ecni shpejt ose ngadalë, ata që ju rrethojnë do të mendojnë se jeni budallenj. Rezultatet treguan se njerëzit perceptohen si të zgjuar dhe më të zotë kur lëvizin me të njëjtën shpejtësi si të tjerët.
Vishuni në mënyrë inteligjente
Studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah se veshja ndikon në perceptimin që të tjerët kanë për ne. Për shembull, mësueset që mbajnë veshje formale perceptohen nga studentët si më inteligjente, por në të njëjtën kohë më pak interesante.
Pranoni atë që nuk dini
Po, disa situata kërkojnë modesti. Në 1999 –ën dy psikologë dolën në konkluzionin se individët më pak kompetentë i mbivlerësojnë aftësitë e tyre, ndërsa ata që janë më kompetentë e nënvlerësojnë.