Kryefjala Logo

Si të përcillni vetëbesim edhe kur nuk e keni një të tillë?

2 Shtator, 2021 | 11:49 am

1.Bëni kontakt me sy

Kur flisni me dikë, shiheni drejt e në sy. Vazhdoni mbani kontaktin me sy edhe kur flet tjetri. Pse? Sepse kontakti me sy të bën të shfaqesh i besueshëm dhe i vendosur.

lg.php.gif

2. Praktikoni pozicione “pushteti” para aktiviteteve

Bëni “pozën e supermenit”. Vendosini duart në ije me bërrylat të gjerë, gjoksin përpara dhe shihni qiellin. Pse? Sepse studimet tregojnë që “pozat e pushtetit” e ndryshojnë perceptimin që truri ka për vetveten duke e bërë mendjen të mendojë se jeni me më vetëbesim, nga sa jeni realisht.

3. Kanalizoni kujtime situatash me vetëbesim

Shkoni me mendje prapa në një kohë kur keni vepruar dhe jeni ndjerë me vetëbesim dhe ripërjetojeni atë moment në mendjen tuaj, për të ngulitur ndjesinë e vetëbesimit. Pse? Një studim ka treguar se ripërjetimi i një momenti të tillë ju bën automatikisht të ndjeheni më të vendosur dhe me më shumë besim tek vetja.

4. Vishuni për sukses

Vishuni zgjuarsisht, zgjidhni rroba formale. Pse? Studimet kanë treguar se, për shkak të kuptimit simbolik që mund të përmbajnë veshjet, ajo që vishni ka një efekt të drejtpërdrejtë mbi atë se sa të pushtetshëm dhe të sigurtë shfaqeni në publik.

5. Flisni qartë dhe ngadalë

Merrni kohën tuaj për cdo fjali që thoni dhe sigurohuni që i shqiptoni qartë fjalët. Duke folur ngadalë, i jepni kohë vetes t’i zgjidhni më me kujdes fjalët. Studimet tregojnë se njerëzit me ekspertizë shpesh flasin ngadalë, për t’i nxitur ata që dëgjojnë që të kapen pas cdo fjale.

6. Përdorni duart

Mbajini duart bashkë kur dëgjoni të tjerët. Kur flisni, përdorni gjeste me duar për t’u dhënë më shumë peshë fjalëve tuaja. Studimet kanë treguar se ata që përdorin gjestet me duar perceptohen si më me vetëbesim dhe të aftë nga dëgjuesit.

Të ngjashme