Lifestyle
Si të kontrolloni ëndrrat tuaja dhe të ndaloni makthet gjatë natës
17 Shtator, 2022 | 12:42 pm
Makthet mund të jenë traumatizuese.
Ka raste kur disa njerëz mund të ëndërrojnë aq realisht sa të kenë frikë të flenë, sepse gjumi mund të jetë më stresues se jeta e zgjuar.
Por çfarë ndodh nëse do të kishte një mënyrë për të kontrolluar ëndrrat tuaja? Për fat të mirë me pak praktikë ju mund ta bëni këtë dhe të shpëtoni njëherë e mirë.
1-Shkruani të gjitha ëndrrat tuaja në një ditar
Gjëja e parë që duhet të bëni nëse dëshironi të keni ëndrra të qeta është të filloni të mbani një ditar ëndrrash.
Mbajeni këtë ditar pranë shtratit tuaj dhe çdo natë kur zgjoheni nga një ëndërr,shkruani gjithçka që mbani mend. (Çdo detaj është i rëndësishëm)
2-Para se të flini lexoni për ëndrrat tuaja të kaluara
Para se të flini lexoni ditarin tuaj të ëndrrave.
Kjo duhet të sjellë njëfarë familjariteti me botën tuaj të ëndrrave.
Pasi të njiheni me peizazhet tuaja të ëndrrave, do të keni më shumë gjasa t’i njihni ato kur jeni duke ëndërruar.
3-Pyesni veten se si arrite këtu në këtë moment.
Treguesi kryesor që jeni në ëndërr është pamja e njerëzve që nuk duhet të jenë aty. Ndoshta është një familjare që ka ndërruar jetë vite më parë ose një shok fëmijërie me të cilin nuk keni folur prej vitesh.
Nëse këta njerëz po ndërveprojnë me ju pa asnjë shpjegim se si dhe pse janë atje ju jeni duke ëndërruar.
Kjo duhet të jetë e qartë në kokën tuaj.
4-Thoni mantrën tuaj
Kur bini në gjumë duhet të praktikoni të thoni një mantra,diçka të tipit:”Unë e di që po ëndërroj”.
Thuaje vazhdimisht dhe kur të flini, do ta dini se është një ëndërr dhe do të jeni në gjendje të ndaloni një makth të mundshëm.
Dhe sapo të bëheni të vetëdijshëm se jeni duke ëndërruar, duhet të jeni në gjendje t’i kontrolloni ato.