Si të hedhësh pas krahëve ndarjen që të përndjek akoma:

3 muaj më parë

Shkruaji mendimet
Shkruaj gjithçka mendon dhe rilexoji. Provo të kuptosh cilat mendime kanë rëndësi e cilat jo. Do ndjeni se mendimet nuk do jenë aq intensive dhe të frikshme.

Përsëriti mendimet me zë të lartë
Nëse nuk doni t’i shkruani mendimet, keni opsionin tjetër: t’i bërtisni. Dilni para pasqyrës dhe nxirrja të gjitha vetes.
Shprehja e mendimeve dhe ideve me zë të lartë do t’iu ndihmojë në zgjidhjen e disa që janë shumë të ngatërruara, ose thjesht do ju ndihmojnë të lodheni duke i dëgjuar pa pushim.

Këndo me mendje
A doni një mënyrë shumë efektive për të ndaluar mendimet? Këndoji në mendje!
Një lirikë qesharake, kënga juaj e preferuar që e njihni përmendësh, një ninull që e keni dashur aë fëmijë, çdo muzikë, po t’ia vendosni mendimeve tuaja do ju ndihmojë.

Kaloni kohë në natyrë
Natyra, gjelbërimi, pemët dhe bari japin efektin e përsosur për ata që mendojnë shumë.
Të shkosh për një shëtitje në pyll apo edhe një shëtitje e thjeshtë në parkun e qytetit do t’ju ndihmojë të pastroni mendjen nga mendimet. Fokusohuni tek gjithçka keni rreth vetes që të ndihemi të qetë.

Meditoni
Çdo lloj meditimi do ju bëjë punë. Përqëndrimi tek frymëmarrja juaj, tek trupi juaj, rrahjet e zemrës, qetësia e meditimit, këto janë çelësi i suksesit. Sado e vështirë duket, mund ta bëni.

Bëni aktivitet fizik
Nëse meditimi tenton të pastrojë mendjen, ushtrimet fizike kanë një veprim të dyfishtë: pastrojnë trupin dhe mendjen.
Është vërtetuar se sporti në çdo formë është i dobishëm. Megjithatë vrapim, çiklizmj, pilates dhe vallëzim tonifikojnë jo vetëm kofshët, por edhe kokën! Endorfina që prodhon trupi nga aktiviteti fizik, luan rol të rëndësishëm në këtë proces.

Lexoni
Leximi nuk ju ndihmon vetëm që të bëheni më të zgjuar, por edhe për të menduar më pak.

Të ngjashme