Lifestyle
Si të bësh një apartament të vogël të duket si shtëpi e madhe
11 Mars, 2022 | 12:39 pm
•Kombinoni dhomën e ndenjes dhe kuzhinën në një ambient – Nëse flasim për të marrë më të mirën nga një hapsirë, ajo që duhet të bëni është një kombinim i kuzhinës me dhomën e ndejnjes. Na besoni që do kurseni shumë vend dhe me pak kreativitet do krijoni një ambient të ngrohtë.
•Ndajini hapsirat në mënyrë harmonike – Përdorni objekte të ndryshme për të bërë ndarje mes dhomave ose ambjenteve të ndryshme. Këto mobilje ose objekte mund të jenë edhe praktike dhe nuk do e zënë kot hapsirën.
•Zgjidh mobilje që kanë disa funksione në një – Ka mobilje që janë dizenjuar për t’iu përshtatur vendeve të vogla. Për shembull: Divan që kthehet në krevat kur keni mysafir, apo krevat që shërben edhe si raft.
•Zgjidhni ngjyrat e duhura – Sekreti është të lyeni muret me ngjyra të lehta dhe neutrale që të duket sikur ka më shumë hapsira.
•Vendosni në vende të caktuara pasqyra të mëdha. Ato japin idenë e një vendi më të madh nga reflektimi që kanë. Pasqyrat e vogla ruajini vetëm për në tualet.