Kryefjala Logo

Si të bëni diferencën nga një trup i lodhur me një shpirt të lodhur

8 Qershor, 2022 | 2:34 pm

Për cilin ishte jeta e thjeshtë që të ishte edhe për ty?
Kush më shumë e kush më pak,gjithë njerëzimi kalon nëpër sfida të jetës nga më të ndryshmet.

Sigurisht që gjithçka ka pasojat e veta dhe duhet të kuptoni nëse po përjetoni dhimbje fizike apo shpirtërore.

Si?Jua tregojmë ne:

1-Keni ankth dhe panik
Kur shpirti është i tejlodhur ne mund ta kemi të vështirë të gjejmë paqen .
Mundohemi të provojmë mënyra të ndryshme për tu inkurajuar,gjëra që më parë na jepnin gëzim , por asnjë nga këto nuk funksionon tani dhe kjo mund të çojë në një ndjenjë frike duke sjellë ankth.

2-Dhimbje të pashpjegueshme
Mendja, trupi dhe shpirti ynë janë të lidhur me njëri tjetrin dhe kur ka ndonjë çekuilibër në njërën, kjo do të ndikojë në tjetrën.

Nëse shpirti është i lodhur, mund të përpiqet të na tërheqë vëmendjen duke krijuar shqetësime fizike në trupin tonë.
Marramendje, të përziera, dhimbje koke të migrenës ose tensionit, vizion të paqartë ose çështje gastrointestinale pa ndonjë arsye mjekësore.

3-Ndjeni zemërim,hidhëtim dhe xhelozi
Të gjithë ne ndiejmë emocione negative ndonjëherë, por kur trupi dhe mendja nuk janë në përputhje me shpirtin tonë, do të përjetojmë emocione negative si hidhërim, zemërim, inat ose xhelozi dhe e gjitha kjo vetëm sepse kemi nevojë për dashuri .

4-Ndiheni jashtëzakonisht të vetmuar edhe kur jeni të rrethuar nga njerëz.

Kur jemi jashtë sinkronizimit me shpirtin tonë, mund të ndihemi jashtëzakonisht të vetmuar edhe kur jemi të rrethuar nga njerëz. Ne mund të ndihemi sikur askush nuk na kupton dhe mund të mos jemi në gjendje t’u besojmë njerëzve përreth nesh.

Të ngjashme