Kryefjala Logo

Si pozicionohen yjet për ditën e sotme na e tregon astrologu Paolo Fox

26 Maj, 2022 | 1:48 pm

Dashi-Me sa ters ka nisur kjo javë për ju por sa shpejt do rikuperoni gjithçka.
Të paktën paraqituni në punë sepse i jeni larguar shumë.

Demi-Janë ditë disi të vështira për dashurinë por jepi forca sepse ju nuk dorëzoheni kaq thjeshtë.
Mos shpenzoni gjithë paratë në fundjavë.

Binjakët-Po prisni akoma dashurinë por ju thamë njëherë që mund të trokasë nga vera.
Lajme të mëdha priten nga puna tani dhe fokusin aty!

Gaforrja-Hëna më në fund erdhi në anën tuaj do ju ndihmojë në ç’bllokimin tuaj emocional .Ruhuni nga debatet në shoqëri.

Luani-Po jetoni një tranzicion në dashuri që po ju lodh aq shumë sa edhe puna ju duket më e ngarkuar se më parë.

Virgjëresha -Dyshoni shumicën e kohës për partnerin dhe kjo ju pengon të shijoni lumturinë tuaj,veten tuaj dhe lirinë tuaj.
Mos e teproni me punën se nuk do vlerësoheni.

Peshorja-Një ditë e qetë kjo për ju sot që pas kaq kohësh ndiheni mirë me veten dhe me partnerin.
Në punë ja keni marrë dorën dhe nuk trembeni nga asgjë.

Akrepi-Dashuria nuk njeh stabilitet tek ju por ikën dhe vjen,ama kjo gjë po ju jep një mësim të mirë!
Në punë po dallohet përtesa juaj!

Shigjetari-Mos u mërzisni nëse gjërat nuk shkojnë si dëshironi sepse nuk mund të bëhet gjithmonë sipas kokës tuaj.Kujdes nga zënkat me shefin në punë.

Bricjapi-Çdo ditë e re është një mundësi për të përmirësuar të djeshmen.
Ju jeni mirë,por ndjeni lodhje fizike dhe ju këshillohet pushim.

Ujori-Sot do rikujtoni gjithçka keni kaluar dhe do trishtoheni.Nuk ja vlen më,një jetë e rë po pret në cepin e rrugës.

Peshqit-Ju ëndërroni gjithë gjërat që dëshironi të blini në verë dhe nuk ju dalin llogaritë.Domosdo po nuk punove nuk ka para!

Të ngjashme