Kryefjala Logo

Si mbyllet java e parë e shkurtit e zbulon astrologu Paolo Fox

5 Shkurt, 2023 | 10:52 am

Dashi-Sit dita vjen me pak nervozizëm ndaj kujdes mos ta derdhni të gjithën në dashuri.
Është një kohë ku ndiheni të bllokuar si nga pikëpamja sentimentale ashtu edhe nga ajo e punës, por mos e hidhni poshtë gjithçka.

Demi-Shijoni pak relaksim me të dashurin tuaj këtë të diel sepse keni nevojë për të. Në punë është një kohë e mirë për t’u përfshirë dhe për të bërë plane për të ardhmen.

Binjakët-Në këtë ditë ka ardhur koha të qartësoni sadopak zemrën tuaj dhe nëse ka diçka që nuk shkon me dashurinë, flisni. Në punë, kushtojini vëmendje sferës ekonomike.

Gaforrja-Në dashuri gjithçka nuk po shkon ashtu siç do të doje, por përpiqu të kuptosh se për kë rreh vërtet zemra jote. Në punë, vullneti për të bërë është i madh dhe suksesi është me të vërtetë afër.

Luani-Shijoni këtë ditë për të rimbushur bateritë tuaja emocionale së bashku me partnerin tuaj.
Për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë por kujdes mos e teproni.

Virgjëresha-Bëni kujdes sepse kjo ditë sjell disa probleme në dashuri.
Për sa i përket punës, mund të arrini shumë në këtë periudhë, vazhdoni të punoni shumë.

Peshorja-Në dashuri duhet të nxirrni gjithë durimin tuaj sepse mund të ketë grindje. Në punë, nëse nuk jeni të kënaqur, ndryshoni.

Akrepi-Ditë e bukur për dashurinë ndaj organizoni diçka të këndshme për partnerin tuaj. Në punë gjithçka shkon mirë.

Shigjetari-Hëna e kundërt sjell disa trazira në dashuri, ndaj bëni kujdes të mos grindeni me partnerin tuaj për asgjë. Në punë, përpiquni të rimbushni bateritë.

Bricjapi-Për ndjenjat kjo ditë është paksa e përmbajtur, por kujdes që të mos bini në shumë mendime negative.
Ka shumë lodhje në punë.

Ujori-Këtë të diel përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë dashurisë dhe nëse ka dikë që ju pëlqen, tregojini.
Në punë jeni në një fazë ndryshimesh të mëdha.

Peshqit-Shumë lajme të bukura vijnë në dashuri, por mos kini frikë prej tyre. Gjithçka po shkon mirë në punë ndaj jini krenarë për veten tuaj.

Të ngjashme