Lifestyle
Si manipuluesit dhe sociopatët i mashtrojnë njerëzit që të bëjnë gjithçka që ata duan
5 Shtator, 2022 | 1:26 pm
Me siguri që ju jeni keni dëgjuar histori për gra që kanë ndihmuar të burgosurit të arratisen nga burgu.
Ndodhi sërish jo shumë kohë më parë kur një i burgosur u lirua nga një detaj pune në burg me ndihmën e nënës dhe gruas së tij.
Si ndodh ky fenomen?
Si vendos dikush të kompromentojë moralin dhe parimet e tij, ose thjesht të shkojë kundër interesave të tij personale dhe të marrë vendime të këqija që zakonisht nuk mund t’i marrë?
Ju për dikë tjetër,gjithashtu keni bërë gjëra që e dinit se ishin të gabuara
Por pse?
Përgjigja qëndron në thelbin e njerëzimit tonë , fuqia e mëndjes dhe instinkteve tona shoqërore.
Si na mashtrojnë njerëzit manipulues dhe sociopatë për të përmbushur kërkesat e tyre?
Ata shfrytëzojnë natyrën e njerëzimit tonë!
Janë 3 pika kryesore për njerëzimin që duhet t’i kuptoni:
•Mendjet tona janë shumë të fuqishme dhe ajo që ne besojmë është më e fortë se ajo që dimë.
•Qeniet njerëzore janë biologjikisht të programuara për t’u përgjigjur ndaj të tjerëve.
•Disa njerëz si sociopatët janë ekspertë në manipulimin e besimeve dhe reagimit tonë.
Realitetet tona ndikohen fuqishëm nga mendjet tona,mënyra se si ne e perceptojmë botën, mundësitë që përfytyrojmë dhe çfarë përjetojmë mund të krijohen të gjitha nga ajo që besojmë.
-Sociopatët janë karizmatikë
Kur jemi në shënjestër të sociopatëve, një nga strategjitë e tyre kryesore joshëse është të na tregojnë atë që duam të dëgjojmë.
Kjo sepse ne duam ta besojmë dhe kur sociopatët na bindin t’i besojmë, ne jemi më të lehtë për t’u manipuluar.
Një marrëdhënie është një lidhje psikologjike që na bën të ndihemi të lidhur me një person tjetër.
Lidhja krijohet fillimisht përmes kënaqësisë dhe herët a vonë sociopati bën diçka për të krijuar frikë dhe ankth tek ne. Kur e kapim duke e gënjyer ai na sulmon me inat.
Ne vuajmë frikën dhe ankthin sepse shqetësohemi se po humbasim marrëdhënien.
Por çuditërisht frika dhe ankthi në fakt forcojnë lidhjen psikologjike që ndiejmë.
Ne duam t’i rikthehemi kënaqësisë që ndjemë në fillim.
Mund të kërkojmë falje për diçka që nuk e kemi bërë dhe pajtohemi me partnerin tonë dhe kjo forcon përsëri lidhjen psikologjike.
Kushdo që ka përjetuar manipulimin e një sociopati e di se nuk është e lehtë t’u thuash “jo” atyre edhe kur kërkesa e tyre është shumë e egër.
Mendjet tona janë shumë të aftë të besojnë atë që duam të besojmë pavarësisht nga të gjitha provat për të kundërtën.
Ne jemi të programuar biologjikisht që të jemi të përgjegjshëm ndaj të tjerëve.
Sociopatët janë shumë të aftë për të përfituar nga besimet tona, dëshira jonë e natyrshme për t’u përgjigjur ose trauma jonë në mënyrë që ne të përmbushim kërkesat e tyre.