Kryefjala Logo

Si lindën strehimoret?Nga gruaja që shpëtoi 600 qen endacakë me karrocën e ushqimit

11 Nëntor, 2024 | 9:54 am

Kjo është Kate,jeton në Middlesbrough, MB. Është jetime, rritet me tezen.
Sapo bëhet e rritur shkon të punojë si amvise.
Ajo punon shumë dhe arrin të kursejë disa para. Është viti 1943.

Me gjashtëqind paund Kate arrin të realizojë një ëndërr, blen një vilë të vogël me tarrac.
Ajo është e lumtur me jetën e saj të re, vetëm një gjë e frikëson atë. Vetmia.
Një ditë, duke ecur në rrugë, ajo has një palë sy të trishtuar.
Ato i përkasin një zagari të çalë që qëndron në derën e veterinerit.

Kate zbulon se qeni duhet të eutanizohet. Dhe ajo nuk mund ta lejojë atë.
Ajo flet me veterinerin, sjell qenin e madh në shtëpi dhe të dy bëhen të pandarë. Jetojnë bashkë edhe tetë vjet e gjysmë, zagari e mbush me dashuri.

Kur ai largohet, Kate është e vendosur. Në kujtim të mikut të saj,ajo dëshiron të mirëpresë kafshët në nevojë, duke i dhuruar të gjithëve momente lumturie. Disa të panjohur fillojnë të lënë qen të rrënuar në pragun e saj, ndonjëherë edhe policia lokale i sjell tek ajo. Një ditë Kate sheh një qen duke u hedhur nga një makinë, në mes të rrugës. Vrapon nëpër trafik, e shpëton dhe e çon në shtëpi.

Ngadalë njerëzit fillojnë të flasin për të, BBC e quan atë një ekscentrike. Kate ecën në rrugën Camberley High Street me një tufë të vogël që e ndjek, duke shtyrë një karrocë ku shkruan “Departamenti i Qenve endacakë”.

Sapo takon një këlysh të ri, ajo e ngarkon atë në karrocë.
Ajo i merr të gjithë, të shëndetshëm a të sëmurë, të mëdhenj a të vegjël, të rinj a të vjetër. Në vitin 1960 ajo kishte 13 qen dhe tregoi historinë e saj në një intervistë.

Qentë më japin gjithë dashurinë e botës, thotë ajo. Ata i dhanë kuptim jetës sime, më shëruan vetminë. Në 1975 Kate kujdeset për qenin e saj numër pesëqind, koha kalon dhe ajo arrin në 600. Sa herë që vdes njëri merr një tjetër, në moshën 80 ajo ka ende 24, por ajo fillon të ndihet shumë e lodhur për atë angazhim. Derisa ndodh një goditje në tru dhe Kate shkon të jetojë në një shtëpi të moshuarish. Ndërkohë, megjithatë, ajo ngre një fond besimi për kujdesin e miqve të saj.
“Nuk do të të lë kurrë vetëm, as pasi të jem larguar.” Falë Kate Ward dhe angazhimit të saj, lindën strehimore moderne.

Të ngjashme