Si i ruante format ikona Marilyn Monroe kur urrente ushtrimet?

3 muaj më parë

Marilyn Monroe ishte diva që i bënte meshkujt të çmendeshin e vajzat të xhelozonin, për fizikun e  saj dhe pamjen seksi. Ajo ishte padyshim influencuese e madhe e kohës kur jetoi, por impaktin nuk e ka humbur as sot.

Dieta e Marilyn ishte e pasur në proteina dhe jo aq e balancuar. “Sapo zgjohem ngroh qumësht dhe pasi ngrohet i hedh brenda dy vezë. I rrah bashkë dhe e pi përbërjen siç është teksa vishem”, tregonte ajo asokohe. Kësaj përbërje ajo i shtonte më pas edhe një kokërr, përbërja e së cilës është e panjohur.

Një nga gabimet që Marilyn bënte ishte shmangia e drekës. Nga mëngjesi ajo kalonte menjëherë tek darka që ishte sërish me bazë proteinat. “Çdo natë ndaloj tek marketi pranë hotelit dhe marr bërxolla qengji ose ca mëlçi, të cilat i gatuaj në furrë elektrike. E shoqëroj mishin me katër ose 5 karrota të ziera, se është e vetmja perime që nuk më mërzitet. Mbase jam pjesërisht lepur”, ka thënë në vazhdim Monroe.

Ajo ka pranuar edhe se ka mëkatuar herë pas here me çokollata apo akullore që i hante mbrëmjeve pas mësimeve të aktrimit.

Marilyn ishte ekstremisht përtace dhe gjumi për të kishte rëndësi maksimale, më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj ka rrëfyer se mundohej të flinte sa më shumë dhe të dielën e shijonte më së shumti në krevat.

Të ngjashme