Kryefjala Logo

Si i rendisin yjet shenjat e horoskopit na e tregon astrologu Paolo Fox

15 Shtator, 2022 | 10:43 am

Dashi-Hëna ndihmon në marrëdhëniet e dashurisë dhe ju lejon të përjetoni emocione të forta.
Në punë do të ishte mirë t’i kontrolloni gjërat përpara se t’i gjykoni.

Demi-Në dashuri është një moment i rëndësishëm për të sqaruar gjithçka që nuk funksionon në çift.
Në punë nuk ndiheni shumë të kënaqur por filloni të mendoni se si ta riktheni suksesin.

Binjakët-Në dashuri është një kohë kaosi dhe grindjesh ndaj bëni kujdes.
Në punë është më mirë të jesh diplomatik sesa instinktiv.

Gaforrja-Në dashuri ka ardhur koha për të jetuar marrëdhënien haptazi.
Ka lajme të mira rrugës për në punë.

Luani-Më mirë të mos hasni probleme me partnerin sot ndaj jini të qetë.
Në punë filloni të shihni disa rezultate pas kaq shumë përpjekjesh.

VirgjëreshaHëna ju lejon ti përjetoni emocionet në maksimum.
Në punë kushtojini vëmendje vetëm parave.

Peshorja -E bukur kjo ditë për dashurinë me mundësinë për të bërë takime të reja dhe interesante.
Do të vijnë në punë projekte të reja dhe ti do përzgjidhesh.

Akrepi-Mund të prekeni nga partneri sot dhe shkak mund të jetë largimi i tij/saj.
Në punë shikoni përpara dhe jo të shkuarën sepse ka ende shumë për të arritur.

Shigjetari-Nuk jeni plotësisht të kënaqur me sferën tuaj të dashurisë,e ndjeni se diçka mungon.
Në punë ka ardhur një kohë e mirë për të rikuperuar energjinë dhe fitimet.

Bricjapi-Nëse kohët e fundit i keni dhënë fund një lidhjeje mund të filloni të shikoni nga e ardhmja.
Në punë nëse nuk jeni të kënaqur me atë që bëni filloni të shikoni diçka tjetër .

Ujori-Në dashuri ka nga ata që ndihen të refuzuar nga partneri.
Në punë është një moment ideal për të bërë plane për të ardhmen e afërt.

Peshqit-Shfrytëzojeni këtë ditë për të sqaruar gjërat me partnerin tuaj.
Mund të ketë ndryshime në punë qe juve ju leverdis.

Të ngjashme