Si i bëhet hallit kur “Ai” nuk ju përgjigjet?

3 muaj më parë

Si fillim mos e stresoni veten. Mos u nxitoni të nxirrni menjëherë përfundime. Është i zënë, ose jo, kur të ketë mundësi ai do ju kthejë përgjigjë ndaj thjesht mos u panikosni pa arsye të mirëfilltë.

Telefonoje. Nëse nuk po e përballon dot panikun, bëji një telefonatë të thjeshtë dhe ja ku i dhe përgjigje gjithë pikëpyetjeve që ke në kokë.

Mundohu të kuptosh ku qëndron problemi. Nëse patët një zënkë ose ai thjeshtë ndaloi së përgjigjuri, shkruaji për ta pyetur nëse është mirë. Vetëm kaq, mos e bombardo me pyetje.

Jepi kohë. Mbase diçka po bluan dhe ai në mendje, ose thjeshtë është ca i zënë me punë. Jepi pak kohë.

Kujto që nuk është fundi i botës. Edhe çfarë se nuk të ktheu? Vazhdo me jetën tënde !

Të ngjashme