Kryefjala Logo

Si fëmijë nuk e mbaroi dot shkollën,pastaj zbulon se është disleksik dhe diplomohet 74 vjeç!

12 Shtator, 2024 | 9:51 am

Ky është Antonino. Ai jeton në Terrasini, Siçili. Nuk i pëlqen shkolla, kur lexon ngatërron shkronjat, mësuesi e qorton dhe shokët e klasës tallen me të.
Antonino nuk e kupton dot, e njeh mirë alfabetin e megjithatë, kur ka një libër përpara, sheh shkronjat duke kërcyer, të përmbysura.
Dhe bëhet konfuz. Prej vitesh tallen me të, duke e quajtur dembel dhe gomar, derisa Antonino i ndërpret studimet dhe fillon të punojë si zejtar ndërtimi.

Nga Sicilia shkon në SHBA, martohet, bën fëmijë dhe në kohën e lirë i përkushtohet artit të qeramikës. Është e vetmja mënyrë që ai mund të shprehet pa frikë se do të bëjë gabime. Vitet kalojnë, Antonino bëhet një qeramist i mirë, aq sa vendos ta bëjë atë një punë të vërtetë. Ai kthehet në Siçili dhe hap laboratorin e tij. Ky pasion i jep atij shumë kënaqësi, megjithatë Antonino ndjen se diçka i mungon.

Mendon fëmijërinë e tij, ngacmimet, atë diplomë të humbur që nuk i pëlqen. Ai e lë mënjanë frikën dhe kthehet në shkollë. Në të shtatëdhjetat ai zbuloi se nuk ishte dembel, aq më pak një debil, ai ishte thjesht disleksik. Antonino ndjek me kënaqësi kurset e mbrëmjes dhe në vitin 2024 mbaron shkollën e mesme artistike të Monreale me nota të shkëlqyera. Në moshën 74-vjeçare ai më në fund mori hakmarrjen e tij.

Të ngjashme