Si është sot raporti midis Kim Kardashian dhe Kanye West pas akuzave të këtij të fundit?

4 muaj më parë

Duket se Kim Kardashian dhe Kanye West nuk po flasin më.
Pas deklaratave të fundit të urrejtjes dhe intervistave të diskutueshme të West, thuhet se Kardashian po refuzon të flasë ballë për ballë me ish-bashkëshortin e saj.
Kim Kardashian thuhet se po flet vetëm me Kanye West përmes asistentëve të tyre.

Sipas Page Six, një burim pohoi se Kim refuzon të flasë me të për oraret e fëmijëve të tyre pa një person të tretë.

“Ata kanë pasur zero komunikim në disa javë dhe i gjithë komunikimi në lidhje me oraret e fëmijëve tani është i koordinuar përmes asistentëve”, tha burimi.
Burimi vazhdoi duke thënë se Kardashian mbeti e neveritur nga këmisha e West “White Lives Matter”(Jetët e bardha kanë rëndësi), të cilën ai e veshi gjatë shfaqjes së tij të modës Yeezy në Paris në fillim të këtij muaji dhe pastaj përsëri teksa ndoqi lojën e fundit të basketbollit të vajzës së tij, North.

Sipas TMZ, West ishte shfaqur në lojën e North me këmishën shumë të diskutueshme dhe ishte ulur pas Kardashian.
Gjatë lojës, ajo refuzoi të shikonte ish-bashkëshortin e saj dhe thuhet se e zhvendosi makinën e saj në anën e kundërt të ndërtesës vetëm për të shmangur çdo takim.

“Ajo është sosur me teoritë e tij konspirative, ngacmimet dhe retorikën e urrejtjes”, tha burimi, duke shtuar se Kardashian ishte “shumë e mërzitur” pas intervistës së West me Tucker Carlson dhe komenteve të tij antisemitike(kundë çifutëve) gjithashtu.
Kanye West bëri disa komente përçmuese për Kim Kardashian gjatë intervistës së tij me Tucker Carlson.

Gjatë intervistës, West i tha Carlson-it, se Kim Kardashian ka njerëz që duan që ajo të shkojë në revista dhe të nxjerrë të pasmet e saj ndërsa ajo është një multimiliardere 40 vjeçare me katër fëmijë me ngjyrë.

Në të kaluarën, kur Kanye do të shkatërronte gjithçka në rrugën e tij, Kim do të ishte personi që të gjithë do ta thërrisnin për t’i ndihmuar ose të ishte e vetmja që mund ta bënte atë të dilte nga gjendja e tij e errët mendore”, shtoi burimi.
Në një episod të fundit të “The Kardashians”, ylli i serialit tha se ishte “rraskapitur” nga sharjet e West-it në mediat sociale.

Burimi:YourTango

Të ngjashme