Lifestyle
Si duhet të silleni nëse keni rënë në dashuri me shokun e ngushtë?
1 vit më parë


Frika më e madhe është se mos shkatërrohet një marrëdhënie e ngushtë, apo marrja e një përgjigjeje negative. Kështu që pritja është një sugjerim i mirë për të kuptuar se sa e vërtetë dhe e qëndrueshme është kjo marrëdhënie në zemrën tuaj.
Gjithashtu ky mund të jetë një moment reflektimi nga i cili po përpiqeni të kthjelloni ndjenjat e ngatërruara, nëse kjo e juaja është miqësi apo diçka ka vërtet diçka tjetër.
Pasi t’i keni bërë të gjitha këto kontrolle emocionale duke arritur në përfundimin që, po është dashuri, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’ia thoni!
Nuk ka më kuptim të vuani në heshtje, më mirë të flisni hapur, sepse nuk i dihet mund të merrni një përgjigje pozitive.