Lifestyle
Si do të ndikojnë yjet në rrjedhën e ditës tuaj sot,na e tregon astrologu Paolo Fox
21 Korrik, 2022 | 12:26 pm

Dashi-Tregohuni të kujdesshëm sot sepse dashuria është paksa delikate dhe mund të ketë edhe polemika me partnerin. Në punë keni një dëshirë të madhe për t’u përfshirë dhe do arrini t’u tregoni të gjithëve vlerën tuaj.
Demi-Nëse në këto ditë keni takuar dikë që ju ka bërë t’ju rrahë zemra, atëherë shkoni pas tij/saj. Në punë keni shumë synime, ndiqini me gjithë përkushtimin tuaj.
Binjakët-Dielli i sotëm flet për dashurinë ndaj mos u mbyllni në shtëpi, por kaloni kohë me partnerin tuaj. Në punë keni ide të mira, ndajini pa frikë me shefat.
Gaforrja-Në dashuri ka dyshime. Ju nuk e dini nëse keni ende ndjenja për partnerin tuaj. Në punë ka ndryshime që duhen përballuar me forcë dhe vendosmëri.
Luani-Yjet japin emocione të bukura sot ndaj kaloni më shumë kohë me partnerin. Në punë ju vjen mundësia për një ndryshim rrënjësor dhe mezi prisni.
Virgjëresha-Sot mund të bësh takimin e jetës tënde ndaj mos rri në shtëpi por dil jashtë. Në punë, mësoni të flisni me shefat dhe kolegët dhe të shprehni idetë tuaja.
Peshorja-Në dashuri vjen një tension i vogël, por asgjë serioze. Nga nesër kalon gjithçka . Vazhdoni të punoni shumë në punë dhe shpërblimet do të vijnë së shpejti.
Akrepi-Sot është dita e duhur për të diskutuar disa çështje të rëndësishme me partnerin. Në punë keni ide të mira, bëjini të vlejnë.
Shigjetari-Në dashuri jeni pak nervoz por ndoshta nuk keni personin e duhur pranë jush. Në punë keni një dëshirë të madhe për të ndryshuar role dhe madje edhe qytete.
Bricjapi-Po ndihesh më i lehtë në këto ditë të fundit dhe do të mund t’i trajtosh çështjet e zemrës me qartësinë e duhur mendore. Në punë do merrni shumë shpejt kënaqësi të madhe.
Ujori-Në dashuri duhet të vazhdoni njohjen me personin që po ju bën zemrën të rrahë. Në punë mund të ketë pengesa por asgjë shumë të madhe apo të pakapërcyeshme.
Peshqit-Kjo ditë është shumë e bukur për ndjenjat dhe nëse tashmë jeni në çift, tregojani ndjenjat partnerit tuaj. Në punë jeni në pritje të një konfirmimi dhe shumë shpejt do arrini të arrini të gjitha objektivat.