Si do ta keni dasmën sipas shenjës së horoskopit

5 muaj më parë

Dashi-Ju dëshironi diçka përtej hapësirës ose thjesht shndërrimin e dasmës në një muze arti, ju tërhiqeni nga modernia dhe eksperienca kreative.

Demi-Preferoni klasiken dhe eleganten,ushqimi dhe vera e mirë janë prioritet në listë!
Do të kujdeseni të sillni detaje prej druri natyral të miksuara me ngjyra në natyrë.

Binjakët-Dasma juaj do të jetë moda më e fundit e festimit.
Ju pëlqen një dasmë e madhe, sociale por jo e tejmbushur me njerëz.

Gaforrja-Dëshironi shumë detaje nostalgjike që përcjellin një atmosferë klasike dhe romantike.
Pëlqeni ngjyrat e zbehta të rozës dhe të bardhën për lulet dekorative.

Luani-Luksi është fjala kyçe dhe çdo aspekt i dasmës do ta shprehë këtë duke filluar nga pritja në një teatër i vjetër deri tek lista e të ftuarve të zgjedhur.Gjithçka glamour!

Virgjëresha-Do të preferonin një event modest, të bukur dhe plot me detaje elegante dhe personale.
Një vend i mrekullueshëm mund të jetë një hotel i thjeshtë me pamje panoramike.

Peshorja-Jeni shumë romantik.
Zbukurime të mëdha tavoline dhe ngjyrat pastel nuk mungojnë në dasmën e tyre zbukuruara nga lule të freskëta dhe drita qirinjsh.

Akrepi-Do të jetë pak dramatike me detaje joshëse, ngjyra të pasura dhe gjithashtu një perëndim dielli nga ata që mbahen mend gjatë.Nuk i duan gjërat klishe.

Shigjetari-Ju do të zgjidhni të keni detaje inspiruese nga destinacionet tuaja të preferuara.
Do të keni të ftuar miq dhe familjarë me detaje komode, jo të vështira.

Bricjapi -Një dasëm tradicionale që përcjell një ndjesi elegante dhe vendi ideal është një hotel i vjetër, i dekoruar me ngjyra të qeta që gjithçka të jetë e mrekullueshme.

Ujori-Pritje speciale, menu e papritur, lulet ekzotike dhe stili ‘vintage’, janë elementët që do të bëjnë që kjo ditë speciale të jetë tërësisht e juaja.

Peshqit-Një dasëm intime është e rëndësishme për Peshqit,fustan i gjatë dhe lule të freskëta nuk duhet të mungojnë, edhe fotografitë për të zgjatur kujtimet përgjithmonë.

Të ngjashme