Kryefjala Logo

Shtetet më të mira për të jetuar nëse mendoni të emigroni

10 Maj, 2022 | 1:59 pm

•Kanada
Pothuajse të gjithë vlerësojnë mikpritjen e popullsisë kanadeze.
Njerëzit vlerësojnë organizimin e mirë të kohës së lirë dhe familjet me fëmijë mendojnë se jetesa e tyre në Kanada, ndikon më së miri në mirëqenie.

•Australia
Mot i mrekullueshëm,panorama shumëngjyrëshe dhe natyra e butë e njerëzve atje,janë vëçoritë që e bëjnë të preferuarën e shumë njerëzve.
Australianët i mirëpresin shpejt emigrantët në shoqërinë e tyre dhe ata ndihen si në shtëpi.

•Luksemburgu
Emigrantët atje shprehen shumë të lumtur për mundësitë e punësimit.
Shanset për karrierë apo për t’u ndier mirë me vendin e punës, janë pika të forta për vendin e vogël me vetj të forta financiare.

•Singapor
Cilësia e përkryer e jetës, kujdesi i mirë shëndetësor, infrastruktura moderne dhe anglishtja si gjuhë zyrtare, tërheqin shumë të huaj nga e gjithë bota për të mos harruar pagat e larta.

•Ekuadori
Është më i preferuari për ata që dëshirojnë të braktisin vendin e tyre e të jetojnë diku tjetër .
Ky vend në Amerikën Jugore është i preferuar si nga meshkujt ashtu dhe nga femrat duke ofruar një jetesë perfekte.

Të ngjashme