Lajme
Shqiptarja e kthyer nga Gaza rrëfen tmerrin që ka përjetuar…
2 javë më parë

Amal Naim, banore e Gazës, është dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Palestinë. E ftuar në emisionin “Opinion” ajo foli për ato që përjetoi në Gaza duke qenë se Amal sapo është riatdhesuar.
Amal tha se ka shkuar në Gaza në vitin 1998 bashkë me familjen. Asokohe ishte ëndërr e babait të saj. “Shkuam për vizitë për të takuar familjen e babit pas 30 vitesh për herë të parë në jetën e tij”, tha ajo.
Amal është e martuar me palestinez dhe ka katër fëmijë. Katër fëmijë ka edhe i vëllai i saj, i cili nuk ka mundur që të rikthehet në Shqipëri. Të dy së bashku kanë lindur këtu, por që nuk janë kthyer më që prej momentit kur shkuan në Gaza.“Pashë shumë luftëra. Nuk është lufta e parë që kam jetuar në Gaza. Kjo është lufta më e tmerrshme që kam përjetuar”, shtoi Amal.