Lifestyle
Shkenca po punon që në një të ardhme të afërt ne të hamë ujë!
12 Mars, 2022 | 1:40 pm
Tre shkenctarë në fillesat e tyre kanë krijuar ‘Ooho Sphere’, një flluskë e ngrënshme që përmban ujë.
Uji është i mbrojtur nga një shtresë e dyfishtë, si membranë xhelatine e kombinuar me ekstrakte algash dhe është tërësisht e përtypshme.
Ky është një revolucion i vërtetë pasi përdorimi i tyre do ulte në mënyrë drastike prodhimin dhe përdorimin e shisheve plastike.
Flluska me pije nuk është ende në markete, pasi po dizenjohet që të ulë numrin e shisheve të ujit që konsumohen në evente publike, por synimi është të bëhen të përdorshme për çdo lloj lëngu.