Lifestyle
Shenjat që tregojnë se keni ngecur ende me dikë nga e kaluara juaj
29 Korrik, 2022 | 12:33 pm
Nëse po ëndërroni të gjeni një dashuri të re dhe të qëndrueshme, sigurohuni që jeni mirë mendërisht dhe emocionalisht. Shërimi së pari lejon që zemra juaj të jetë e hapur, e cila është shumë më e fuqishme për të tërhequr një partner romantik.
Por,cilat janë shenjat që ju bëjnë të kuptoni se nuk jeni gati?
1-Ju ende e ndiqni ish-in tuaj në rrjetet sociale.
Nuk e keni mbaruar lidhjen tuaj të fundit nëse nuk mund të ndaloni së kontrolluari atë.
Me kë është ai? Çfarë po bën? Kjo është një shenjë e qartë se zemra juaj nuk është shëruar plotësisht.
2-Ju flisni shumë keq për burrat.
Është kaq e lehtë të biesh në këtë zakon me shoqet e tua. Të flasësh sesi të gjithë burrat janë të poshtër të padenjë dhe se nuk ju meritojnë.
Kjo tregon faktin se ti je ende e lënduar.
3-Nuk mund të gjesh askënd interesant.
Ju kërkoni dhe kërkoni, por njerëzit janë kaq jo tërheqës!
Duket se askush nuk ju tërheq vëmendjen dhe kjo është si një shenjë neoni ndezëse që tregon se nuk jeni gati.
4-Ju ofendoheni lehtësisht nga burrat.
Shumë shpesh, meshkujt thonë gjënë e gabuar dhe kjo ju nervozon.
Djemtë që takoni ju bëjnë të pyesni veten nëse ekziston një burrë që di të flasë me gratë?
Nëse kjo situatë ju duket e njohur, gjeni kohë për të shëruar plagët tuaja përpara se të takoheni përsëri.
5-Ju shkëmbeni me ata vetëm mesazhet e para
Ju krijoni pengesa për të kërcyer nga mesazhet e para ,tek bisedat më të thella.
Bërja e këtij veprimi ju paralajmëron për një konflikt të brendshëm rreth dashurisë. Edhe pse keni një dëshirë të fortë për një marrëdhënie të re, ju vendosni pengesa për t’u lidhur.
Për fat të keq, kjo do të thotë që nuk jeni gati.